Basha kritika të ashpra deputetëve, Berisha: Kam dalë me kokën ulur nga parlamenti

10 Shtator 2017, 14:11Politika TEMA

Përfundon mbledhja e grupit të PD-së me dyer të mbyllura ku veç përballjes në seancë me programin e qeverisë të hënën u diskutua për rrjedhjen e votave në zgjedhjen e Gramoz Rucit si kryetar kuvendi.

Mësohet se vendimi i grupit ishte për të votuar kundër.

Kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se PD dënon rrjedhjen e 2 votave në seancë, duke e konsideruar të papranueshme dhe se vendimi i grupit është për tu respektuar në unanimitet.

Po ashtu kryedemokrati u shpreh se PD dënon edhe manipulimin e PS dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve të PD në këtë proces votimi.

Mësohet se Basha u ka drejtuar kritika të forta Grida Dumës dhe Ervin Salianjit.

Mësohet se edhe ish kreu i PD Sali Berisha dënoni votimin e djeshëm të Gramoz Rucit duke u shprehur se ishte e pafalshme.

“Duhet të vendosim rregulla, kam dalë me kokën ulur nga parlamenti” është shprehur Berisha.

Partia Demokratike thirri këtë të dielë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar, një ditë pasi asaj i rodhën 2 vota gjatë votimit të kandidaturës së Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi.

Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe 2 vota nga PD, duke shkaktuar tronditje te e djathta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje