Demokratja Enkelejda Veliu ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi, ku dy prej votave ishin nga Partia Demokratike.
Veliu, e cila është anëtare e Kryesisë së PD-së në Fier, shprehet mjaft ashpër ndaj demokratëve duke e konsideruar këtë akt si një turp.
“E bëtë “dobiçin”, e hodhët në ferrë dhe tani na tregoni përralla. Dy apo tre…?!
Turp…për çdo votë të marrë nga ne!
Turp, për çdo votë të demokratit të palëkundur, që u gdhi stolave në çadër!
Turp, për çdo votë të numëruar dhe mbrojtur me shpirt…!”, shprehet Veliu e cila duket mjaft e zhgënjyer që disa nga anëtarët e Partisë ku edhe ajo bën pjesë, dolën nga grupi dhe votuan njeriun për të cilin janë ngritur edhe në protesta kundër zgjedhjes së tij.
KOMENTI I VELIUT
E bëtë “dobiçin”, e hodhët në ferrë dhe tani na tregoni përralla. Dy apo tre…?!
Turp…për çdo votë të marrë nga ne!
Turp, për çdo votë të demokratit të palëkundur, që u gdhi stolave në çadër!
Turp, për çdo votë të numëruar dhe mbrojtur me shpirt…!
Jazëk ju qoftë, çdo votë e atyre demokratëve të varfër, që refuzuan thesin e miellit…
Besuam tek ju besëshkelur, bukëshkelur, ballukëlëpirës…
Ishaim gati të bënim dhe më shumë….ne
Jeni gati të bëni edhe më shumë, ju .. Gjithçka ka lidhje me shitjen … Nderin e hëngrët me bukë
Dinjiteti ka prerë gojën… 43 sa e mbyll sytë e bëtë 40.. Kaq shpejt….??
U deshën vetëm pak minuta… dhe iu shkelët, me këpucët e zhytura në mut, mbi votat tona..
ja kultura e atyre qe formulojne ligje !
ky eshte me te vertete turp,dhe votimi i Rucit eshte kulture !
Ruci ka ne parlamentin shqiptar 26 vjete dhe sot qe u zgjodh kryetar parlamenti isteria e ajkes se injorances nuk ka limite …..
Ju keni 30 vjet qe shkelni me kepucet me mut mbi votat e ktij populli, tani mos beni sikur ofendoheni per pak mut mbi fytyren tuaj te dhjere.
Me kete mendesi qe paskerka “ky bunkeri” nga Fieri shkohet vetem ne lufte.Goxha perpjekje imagjinare paskesh bere si qendrestare e paepur.Jepini edhe kesaj ndonje post me te larte,sikurse atij komshiut nga Lushnja, qe i hakerrehej policit per pak kredi politike!Jepini pa vonese,se me keta tipa,demokracia shqiptare jo vetem e ka te sigurte perparimin e shpejte per tu perafruar me ato te zhvilluara,por edhe vete PD fiton respektin e besimin e njeresve te zakonshem , dhe per pasoje edhe votat, te cilat pastaj i imagjinon si te humbura nga thaset me miell!