“Saliu e voti Gramozin, po ti”. Këtu iu drejtua Kryeministri Edi Rama duke qeshur depuetit të PD Flamur Noka, teksa shefi i qeverisë po kthehej për tu ulur në sallën e Kuvendit pasi votoi për Gramoz Ruçin për kryetar Kuvendi.
Fill pas kësaj Rama iu drejtua edhe Lulzim Bashës duke i thënë “Kryetari, mirë kryetar” dhe më pas i zgjadit dorën dhe e trakoi kreun e PD.
Por nga ana tjetër edhe ish Kryeministri Sali Berisha nuk i la pas batuat. Berisha ka ironizuar deputetin Anastas Angjeli.
Gjatë momentit që Angjeli i dha fletën e votimit Berishës, ky i fundit iu drejtua: “Anastas, të premtoi se do bënte ministër, por të bëri sekretar votimi”.
Ndërkohë që Angjeli iu përgjim: Jo s’më ka premtuar ndonjëherë”. Por Berisha insistoi: “Të premtoi, mos thuaj s’më premtoi. Por bashkoi ministritë”. Por Angjeli ia ktheu, po me batutë: “Në qoftë se ka fol me Lulin po, me mua jo”.