Fill pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zyra e shtypit ka bërë me dije qëndrimin zyrtar të kësaj force politike.
Deklarata e plotë
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me ashpërsi atë cfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA.
Debati i plotë
Berisha: Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Ata që e bënë duhet ta dinë që ne e dënojmë, na duhet prova për te qenë serioz. Të kërkojmë prova nga komisioni se nuk na shërben te mbajmë qëndrim ne falsitet. Se nuk jemi vetëm, janë populli qe na gjykon. Nuk mund te gjejmë pretekst qe ti hedhim hi syve.
Salianji: Unë bindem vete
Berisha duke ju drejtuar Salianjit: Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund te prononcoheni. Grupi është grup. Te pranoj unë se je ti i bindur për gabim se pranoj. Unë kam bindjen qe aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del ne emër te grupi, merr miratimin e grupit nuk del vete. Këta nuk kane te drejte te bëjnë deklarata ne emër te grupit. Me vjen keq Ervin po këtu s’jam dakord. Kjo qe thua ti nuk ka ndodhur ne 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo qe themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyre ne parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.
Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, News thoshte Ruçi me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve.
Nuk bindim se ata manipuluan në votim. Se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të qartë të kryesisë së grupit. Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim.
Grida Duma: Unë mendoj që mjafton qëndrimi që mbajta dje, t’i qëndrojmë asaj.
Berisha: Grida nuk kemi qenë dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund të flasësh dhe të thuash në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit.
Basha: Ervin boll tani. Nuk ka rendësi përshtypja jote. Le te mbajmë qëndrim si thotë doktori
Pika 1 denimi i aktit
Pika 2 nuk japim version ishte vjedhje apo manipulim
Pika 3 kush shet votën nuk ka vend ne PD.
Pika 4 ne krye parlamentit eshte ai qe nuk hyn dot ne usa. Dhe hapin e pare e ben si mafioz.
Kisha dyshime dhe e thosha disi me hamëndje se në favor të Ruçit do të kishin votuar Berisha dhe Basha, si dy të intetesuar më shumë se kushdo për përkrahjen e tij në ndonjë situatë të paparashikuar për ta, por tani e them me bindje 100% se për Ruçin kanë votuar Berisha dhe Basha.
Basha eshte nje llapaqen qe nuk ka shok
Keto jane frutet e shitblerjes se votes ,qe mbolli PD,Ka pasur nje here te pare dhe PREMIERA e te gjitha xhambazlleqeve me deputetet ka qene Sali Brerisha.Po i kthehet prasi PRASAXHIUT.
Bajgat pedeiste. ……marrin vendim..grupi picikuci. ..
E paskan vene piken mbi “i”. Hajde parti hajde.
.Sala : …..Kush do te na kete tradhetuar ??…..Lyli : nuk e di , vec te na ket tradhetuar zoti ne qiell .Sala : per qiell e per dhe ketu ka trdheti burra ………….
Kush ia ka frikën më shumë RUÇIT? Dy kryekriminelët gjakatarë, vrasës të shqiptarëve, kryhajdutët e Rrugës së Kombit e të pasurive të tjera të Vendit, dy kryetradhtarët e Kombit që ishin kundër ndërhyrjes së Natos në Sërbi, kundër Embargos ndaj Sërbisë dhe bënë spiunimin e luftëtarëve të UÇK-së në UDB, dy monstrat që i falën Detin grekut. Këta janë Berisha e Basha të cilëve Gramoz Ruçi ia ka dosjet në kasafortë.
Jo, Ruci ka qene shef i Berishes kur Ramiz Alia ka vendos ke me ba ´shef te opozites’ edhe me bekimin e Rucit Berisha eshte sjell ne krye te PDse….
Rucit i trembet Berisha vetem per kete arsye,edhe pse tash te gjithe e kane kuptuar kush ishte e kush eshte Berisha.
Rucit edhe Rames do ia shohim punet e do ia matim punet vetem me kete: a do denojne Berishen apo do amnistojne Berishen e bashen…
Kadri! Bravo.Eshte ashtu siç thua ti.Jame dakordd.
Deputetet duhet te jene te lire ne votimin apo gjykimin e tyre, e drejta nuk eshte ezkluzivitet i shumices, e drejta mund te jete edhe me pakicen qofte ky edhe nje person. Ndaj deputeteve te ushtrosh dhune per voten qe trumbhetohet si vote e lire eshte diktature, do ishte shume me mire. qe deputetet te mos jene dele,por me kapacitetet per te gjykuar vete se si eshte me e mira. Flitet per kryetarin e kuvendit qe vjene nga diktatura,por a flitet qe kush e krijoje dhe kushe e drejton dhe e udheheq dhe sote PD? Shqiperine nuk e solli ne kete gjendje G/Ruci por PD dhe politikat e saja nder vite, duke rrafshuar cdo gje qe u ndertua ne 45 vjet. Qendrime te tilla nuk jane serioze dhe per me teper hidhen qe tani hapat e nevojshem nga PD per te justifikuar humbjen ne zgjedhjet e radhes. PD pa denuar politiken antikombetare te ndjekur nga kupola e saj qysh me krijimin e saj ,nuk mundet te behet e besueshme dhe te rimarr ndonjehere pushtet,PD nuk vuri dote rregull gjate mbreterimit te saj as ne elektrikas ,ne nderimet pa leje, as ne reformen e tokes, etj, ndersa tani se paku shpresohet se hap mbas hapi gjerat do shkojne ne drejtimin e duhur,nuk do te shiten teritore detare e tokesore, shpresohet ne shkurtimin se paku me 1/3 e administrates publike, shpresohet qe militantet te dergohen ne shtepi dhe te ndertohet nje administrate shteterore e depolitizuar dhe me merite, shpresohet nje reforme e thelle ne sistemin e pagave,ne peraferimin e tyre, shpresohet ne shkurtimin e pagave e privilegjeve per deputetet etj.etj te shohim..
Berisha thote te kerkojme prova nga komisioni! Po pse behet i fshehur votimi pastaj qe ti ta marrish vesh se per cilin votoi njeri apo tjetri? Idiot, Sali.
Jo uragani Berisha por Monsta Berisha.
Po kur PD zgjodhi President Bamir Topin me votat e 6 deputeteve te PS- a ju kujtohet ketyre te PD-se?
Kush e hapi lojen do te prese edhe golin!