Braktisi PD, reagon Nard Ndoka: S'jam larguar vetëm unë, janë dhe tre deputetë të tjerë. Ja pse firmosa...!

11 Shtator 2017, 20:35Politika TEMA

Vetëm pak minuta më parë në media ka qarkulluar lajmi se Nard Ndoka ka bërë kërkesë për tu larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Po ditët e sotme, Ndoka nëpërmjet një statusi bëri përgjegjës Bashën për rrjedhjen e votave të PD në votimin e Gramoz Ruçit si kryeparlamentar.

Ndaj kërkesa për largimin nga opozita dukej si një hap i paralajmëruar i deputetit të Shkodrës.

Megjithatë në një komunikim për GSH.al, Ndoka mohoi të jetë larguar nga PD, duke sqaruar edhe firmosjen e kërkesës.

“Deklarata që bëjnë deputetët në kuvend për grupet parlamentare ne e kemi nënshkruar si parti më vete, jo pjesë e PD.

Pra kemi firmosur veç unë, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu, jo se jam larguar nga PD”, ka thënë deputeti në prononcimin e tij.

 

5 komente në “Braktisi PD, reagon Nard Ndoka: S’jam larguar vetëm unë, janë dhe tre deputetë të tjerë. Ja pse firmosa…!”

  1. cifuti says:

    Sulu andej na thelat e medha! o burra c’ben e rri aty

  2. harillaqi says:

    Si ky skuthi Ndoka jane te gjithe te pd-ke.

  3. Qytetar says:

    O bo bo sa idjot eshte ky oreeeeeee

  4. shabani says:

    Kush e futi kete budallaun ne politike,ky nuk di te lidhje dy llafe

  5. perkthyesi says:

    Ah, ti more Ndoke, je nje injorant funksional! Une habitem se si keta te PD te marrin e te bejne deputet! Megjithese dhe te tjeret qe perbejne kete formacion politik, nuk jane me te mire se ty! Dhe ne, vazhdojme te paguajme analfabete, qe dine vetem te ulen ne karrike, dhe te flene gjume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje