Programi i qeverisë “Rama 2”: Dy lajme të mira për emigrantët

11 Shtator 2017, 18:26Politika TEMA

Programi i qeverisë së re duket se është fokusuar si kurrë në këto 25 vite kundrejt diasporës shqiptare.

Në programin që u prezntua sot në Kuvend, e reja është krijimi i Agjensisë Shtetëtore të emigracionit dhe  regjistrimi i tyre aty ku ata janë. Gjithashtu, në program shkruhet se do të mundesohet zgjerimi i  gamës së shërbimeve konsullore, për të rritur transparencën.

Por, për emigrantët ka një tjetër lajm të mirë.

Sipas programit të qeverisë, emigrantët mund të përfitojnë pension bazuar në kontributet e paguara në Shqipëri dhe në vendin e emigrimit.

Dhjetë marrëveshjet të nënshkruara gjatë mandatit qeverisës 2013-2017 në fushën e sigurimeve shoqërore do të pasohen me nënshkrimin e marrëveshjeve me vendet e tjera të BE gjatë katër viteve që vijojnë.

Politika e jashtme: Ajo që bie në sy është fakti se përpos marrëdhënieve të mira me partmerët strategjikë, do të vazhdojnë mbledhjet e dy qeverive do të vijojnë të funksionojnë si mekanizmi koordinues për harmonizimin e politikave ekonomike dhe infrastrukturore, si dhe projektimin e investimeve të përbashkëta për fuqizimin e tregut të punës në mbarë hapësirën shqip-folëse.

12 komente në “Programi i qeverisë “Rama 2”: Dy lajme të mira për emigrantët”

  1. Luli i vocer says:

    Nga goja jote , dhe ne vesh te zotit ……….je e vetmje shprese e Shqiperise dhe e shqiptareve te ngrene koken e ulur prej shum e shum vitesh , perpara Edi dhe mos ndalo askund dhe per asgje………..

    1. E drejta e Votimit? says:

      As nje lajm per te drejten e votimit nga emigrantet. Edhe ky ja ka friken aq shume sa paraardhesit e vet.

      Shume zhurme per asgje. Numerim si delet e koperatives…po e drejta e emigrantit per te votuar shoku Kryeminister?

    2. Turi says:

      Nuk jemi te qarte se cdo te thote te marresh pension me kontributet e paguara ne Shqiperi dhe ne vendin e emigrimit. A do te thote kjo qe vitet e punes ne Shqiperi do tju shtohen viteve te punes ne vendin e huaj apo anasjelltas? A di njeri me shume hollesi per kete? Faleminderit.

      Nese qeveria jep online shpjegim per kete pyetje do te ishte fantastike.

    3. Argita_B says:

      Shqiptaret ne emogracion ngren koken me punen e tyre, nuk ka e asnje nevoje per Edi Ramen, Edi Rama ka nevoje per qindra miliona euro qe ne emigrantet dergojme ne Shqiperi, dhjetra apo qindra miliona qe shpenzojme ne Shqiperi per pushime. Pa keto para nga ne qe sakrifikuam jeten, Edi Rama dhe te gjithe qeverite shqiptare nuk kane byth te mbulojne balancen negative tregtare te ekonomise shqiptare.
      Edi Rama perpara shqiptareve emigrante eshte si prostitute, pa ata ska byth te mbaj ekonomine e kalbur shqiptare,

  2. Zgerdalla says:

    Pyeteni Ramucin , a do ishte me mire per emigrantet e plakur dhe te shtrydhur si Limon , ndihma me e mire a do te ishte te merrnin automatikish leje ndertimi per te ndertuar nje shtepi , te kene te drejte te jetojne vitet e fundit te jetes ne nje shtepi pasi per 25 vite suportuan familjet dhe hajduterit e administrates shteterore, emigrantet i duan vetem per suport ,

    1. Dibrani says:

      Zgerdalla ke then komentin me me vend , jepu leje ndertimi falas

      Sa per pensione nuk besoj qe emigrantet jan kaq budallenj te bien ne kurth te Rames.

      Ne Europe pensioni me i keq eshte 1000 € ne muaj
      Mesatari varjon 1500-2500€
      I miri fare 5000-10000€
      Plus ne Europ ke garanci ,..shtet i fort..

      Cili emigrant budalla do paguante ne arken e Rames ????
      Besoj asnje.

      Rama neqoftese do investime tu jap te drejten per te ndertuar apo te blejne pasuri te pa-lujtshme qe ti shpenzojn leket ne Shqiperi.
      Lejet dhe taksat te jen gratis per diasporen.

      1. Daja says:

        Emigranti qe ka shkuar ne 1990 (qe jane shume pak) dhe del ne pension tani ka vetem 27 nga 40 vite vjetersi, dhe pensioni ne Perendim i del pension i pjesshem shume i vogel. Ndersa ai qe ka shkuar ne 2000 dhe del tani i del nje pension qe nuk i del per buke thate. Ndersa ato pensionet nga 10 mije euro nuk e di ku i ke pare, se pension te tille mund te kete vetem nje ish CEO apo ish Gjeneral (dhe per kte te fundit nuk jam i sigurte).
        Nje inxhinier ne prag te pensionit ka nje rroge 4000-5000 euro ne rastin me te mire. Si mund te kete pensionin me te larte se rrogen? Nje mjek po ashtu ( pervec ndonje profesori qe e kerkojne spitalet nga e gjithe bota per konsulta apo operacione).
        Nje gje te drejte ka tek ai komenti yt, qe nuk shof kurrfare interesi per te njehsuar pensionet. Ai qe mundesi te marri 2 pensione te vogla, nje ne Shqiperi dhe nje ne vendin e emigrimit ka interes te mos i bashkoje. Mbase kjo ka nje fare vlere per brezin e ri qe mund te kene shume pak vite pune ne Shqiperi, aq sa nuk do mjaftonin per te marre pension, dhe anasjelltas dikush qe ka emigruar i vjeter dhe sipas vendit ku ka shkuar nuk i takon pension per shkak te numrit shume te paket te viteve te punes.

  3. Genci1 says:

    He mo Edi bej perpara se na vdiqe….

  4. Bushi says:

    Me Edi Ramen do behen gjera akoma me te mira.Une si shqipetare dhe si emigrant,kame shume besim,se shqiperia do ecin perpara. Dihet se ka shume veshtiresi,ku nje nga ato eshte opozita,Berisha,Basha me kopen e tyre te ujqerve qe do jene pengese dhe do t’i vene trungje para rrotave.Por ai eshte i guximshem dhe nuk trembet nga ulurimat e tyre.Pd-ke,Berisha me kompani kane mbi dhjete vjete qe lakojne nga mengjezi ne darke,vetem emrin e Edi Rames,per t’a denigruar.

  5. Ismail shkembi says:

    Eshte problemi kryesor per emigrantet e moshes per pension njohja e viteve te punes ne shqiperi si vjetersi. Ne te kundert do te dalin ne pension 70 vjet.

  6. karakas says:

    po ne na pyete a duam te regjistrohemi i kemi bere mutin mut mu ne koke ambasadave shqiptra ne bote si pjerdh njeri

  7. DinPak says:

    I lutem shume ndonjerit qe e ka te qarte kete mareveshjen e pensionit me shtetet e tjera per emigrantet shqiptare. Ku qendron perfitimi jone si emigrante sepse keshtu siç eshte shkruar ketu, “emigrantet mund te perfitojne pension bazuar ne kontributet e paguara ne Shqiperi dhe ne vendin e emigrimit”, kjo s’ka nevoje per mareveshje, sepse njerezit marrin pension kudo ku kane punuar dhe derdhur kontribute, kete e di edhe miu. Problemi eshte ne se me kete mareveshje a permiresohen pensionet qe merr ne Shqiperi dhe ai ne vendin ku kemi emigruar, apo ngelen njesoj, ose edhe mund te zvogelohet, siç druhen shume emigrante se mund te ndodhe. Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje