Programi i qeverisë “RAMA 2” i cili u prezantua në seancën e sotme plenare ka një fokus të veçantë te infrastruktura.
Pjesë e rendësishme është edhe sistemi i shëndetësisë dhe investimet në infrastrukture në këtë drejtim.
Përveç politikave për uljen e mëtejshme të çmimit të barnave dhe rritjes së financimit publik për kujdesin shëndetësor, në programin e qeverisë parashikohen investime të rëndësishme në infrastrukturë.
Kështu, programi parashikon që brenda vitii 2020 me anë të PPP do të ndërtohet spitali rajonal i Fierit si qendër ekselence shërbimesh për qytetarët. Ndërsa brenda vitit 2021 do të ndërtohen 8 qendra të reja shëndetsore.