Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka vlerësuar Gramoz Ruçin për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Përmes një mesazhi në faqen e tij në “Facebook”, Nano e cilëson Ruçin mikun e tij të vyer.
Foto e publikuar nga Nano.
“Urime miku im i vyer Gramoz Ruçi për postin e ri tepër me vlerë në sferën politike dhe jo vetëm!”, shkruan Nano në “Facebook”.