Nuk e di pse shqiptarëve u dhimbset kaq shumë ikja e Hajrie Rondos? Kemi kaq kollozër tani, sa, mjafton një Kallak a një Fevzi, a Mamaq…, ku di unë tjetër. Ia kemi kaluar edhe Hollivudit. Koha e kinemasë së Hajries ishte një kovaçanë.
Shkollë e këmbëzbathurve. E atyre që nuk dinin se si të lidhnin një papion. Hajria vetë, një e dënuar nga ai soj me një apartament një dhomë e kuzhinë. E dënuar t’i rishikohen rolet, përmbajtja.
Të transmetohen apo jo, filmat ku ka luajtuar? Ne kemi plot tashmë. Plot që shtrëmbërojnë surratin. Si e si të marrin me zor një të qeshur. Ku dinte Hajria ta bënte këtë.
Këta po, e kanë gojën plot me batuta bythësh, gjoksi, leshrash. Tu rrojnë fushatat, dhe ca kaseta të shtrydhura. Nuk kanë ngelur hapësirë të lirisë sonë pa e pushtuar. Hajria se kishte haberin e kasetave. Dilte në skenë ashtu zë jete. Fshatarkë origjinale. Kuadër origjinalë. Zyshë origjinale. Sekretare partie, origjinale. Harixhofkë origjinale.
Vjerrë e ligësht a nëpërkë, ashtu si ua ka qejfi të rejave moderne sot të quajnë mamatë e burrave, origjinale.
Ku e kishte Hajria haberin e veshjeve në mode. E koktejleve publike. A dasmave me porosi, të premten tek xhamllëku me farefisin. Të shtunën me shoqërinë tek Rogneri.
Hë e dini dasmën e Hajries? As mos e çoni nëpër mend. Kush është ajo, Bes Kallaku.? Hajria ishte aq, rrogën e pesëmbëdhjetëditshit. Pensionin sa për hape. Nuk e dini se çfarë janë hapet.
Aspirina, paracetamol. Kurse ju filluat nga çjerrjet në fejsbuk. Humbën këtë e humbëm atë. Humbje e madhe e artit. Filluat nga pëllitjet kolektive. Në një garë kolektive.
E kthyet me qejf Teatrin Kombëtar në teatër të shoqërisë, të pika eksperimenteve tuaja, tani e qani Hajrien. Lëreni Hajrien në prehjen e saj, se, ia shpifët së shkretës.
Nuk mbeti këmbë ministri, qeveritari, partiaku pa postuar këtë e atë. Këtë e atë gjoja dhimbje…, megjithëse nga ata tjetër nuk kanë asnjë politikë referuese a vepruese për kurimin a kujdesin e rasteve të tilla. Se shkollës së artit të Hajries ia bënë në kokë me karkalecat e skenës eksperimentale. Dhe ato pak thërrime që hedhin gjoja për investim, ua japin shokëve, dhëndurrëve, kunetërve. Ose i tregtojnë me përqindje interesi etj. Hajria një cope provinciale. ishte.
(Shkruar në trysninë e Hurrican-it Irma)
Ne shqiperi jetojme vetem per te tjeret. Intelekti zero, ndergjegjja zero kultura zero. Si pasoje shumica e shqipetareve jane ….. ata te cilet gezohen me Kallaket, Fevzot, Mamaqet.
Ilir faleminderit!!!! Faleminderit qe je njerezor,realist, i lexueshem,i ndjere!!!
Ajo eshte e paharritshme.
Kjo eshte nje thirrje e shpirtit te zotit Levonja qe nuk besoj se do kete pergjigje kurre. Ka ardhe koha qe per çdo thirrje, per çdo kerkes nuk ka pergjigje vetem ec “perpara” te çafsha ballin! Zoti Levonja, a e kupton se koha qe jetojme nuk ka me shpirt, ka vdekur ai e triumfon injoranca kafsherore, liria qe kerkon te permbys gjitheçka ne jeten njerezore e ta ktheje ate ne origjine: ne shpella. Dhe njerezit qe konsumojne, kane dhe te drejte se hane domate qe s’bien era domate, vetem forma, hane mish qe nuk ndiejne shije mishi, por me shume hane liri me dhe pa para se kjo u kishte munguar ne shekuj. Por kjo s’ka per te qene faze tranzitore, se kur nuk e di se i kujt je, je dobiç, nuk di origjinen, çfare ngelet e kujt i ngelet qe tu a spjegoje te tjereve qe vijne pase qe te dine dhe ata. E, pra , njerezit qe linden si njerez dhe u ndertuan per te shijuar jeten, po rrallohen, keshtu qe ata qe vijne nuk do ta dine kurre se kjo bote ka pase dhe njerez. Respekt zoti Levonja!
I nderual Levonja, ju pershendes.
Ndihem i keqardhur qe nuk po gjej komente per skrimin Tuaj kaq paqesor dhe te dhimbshem. Ne kete vemnd te cmendur, dalldia ka me shume vlere se vlera e vertete. Nuk di c te them tjeter vec, O Zot, na kthe ne rruge te mbare
Nen trysnine e hyrrakanit , bythes se kardashianit,treshes se libofshes
Dhe rrjedhes se votes.
Eshte turp te mendosh ose te shkruash SOT keshtu!
Zoteri i dashur, qe shkuajte mendimin tend,por edhe per qarra- medhejet e tv- ve:
1)Keta aktoret e medhenj(qe sidoqofte ngelen aktor te medhenj),u bene te tille sepse kishin mbeshtetje nga nje regjim(?),shtet(?) i tere.
2) Ifrastrukturen,dmth…shkollen,koviktin,ngrenjen,pirjen,me vone sallat teatrake, i gjetet te gatshme.Cdo gje e gjeten te gatshme!
3) Ne filmat qe lozet as qe e kishih haberin se cdo te thote buxhet.
Vime tek e tashmia…..
1)Nje aktor i tashem,as qe nuk e di dhe as e kupton dot koviktin( ngernjen falas),sa per te mbushur stomahun se zorret jo e jo,…me sanduica e ndonje sufllaq.
2) Aktoret e sotcem,nqs u jepet mundesia per ndonje rol,duhet te bredhin” burdello me burdello”( sposor) qe te gjejne 2 Lek. Te pakten te paguajne dritat e salles se teatrit nga burdellot dhuruse.
3) Keto ‘ ndodhite’ televizive qe shikon e i shikojme,nuk jane asgje me shume se reklame- publicitet,per te informuar publikun,per punen e tyre teatrale.
4) Po ke ploblem me reklamimin…shkruaj edhe kunder De Niros,Al Pacinos,Nicholsnit,qe nuk lene emison pa vajtur ne us…kur kane shfaqje.
Te verteta keto qe shkruan,por me e verte ngelet vete jeta.E pra ne kete jete, keta aktoret e medhenj,nuk dolen dot fitimtar( sipas shkrimit tend po e perdor fjalen” fitimtare”…se per mua nje dhome e guzhine nuk do te thote qe nuk jam i njeti njeri, i barabarte me ate qe ka pese dhoma e dy guzhina).
Po! Fitimtare dolen keta qe ti i tall,Gjini,Fejzua,etj….
Nje vertete me e hidhur eshte kjo: Ty te publikohet shkrimi yt sepse ke hedhur trishtim,mizeri,njecik tagjedi njerzore….
E pra,,eshte fiks kjo qe gjasme urren ti…Trishtim i reklamuar ne media per te shitur( sposorizuar) veten!
@Berti
Big like!
Menden i qarte dhe i drejte
Femren, krahasoje me femra, jo me meshkuj. Apo sta mban te cysesh aktoret e koheve te fundit, qe sikur kane marre nga rruga!