Kryeministri Edi Rama ka nisur nga kjo e diele komunikimet javore me qytetaret, ndjekesit ne rrjetet sociale. Ai ka komentuar zgjedhjen e Gramoz Ruçit diten e shtune ne krye te Kuvendit teksa shprehu “keqardhje për sulmet e baltës”.
Sipas tij, “koha do ta tregojë shpejt ndryshimin e cilësisë në drejtimin e Kuvendit që s’do jetë klubi i ligjëratave pa rend dite, me një lumë fjalësh sipas hesapeve partiake.
Falë mbështetes tuaj të jashtëzakonshme do të kemi një qeveri të re, një koalicion me njerëzit e zakonshëm.
Dje kemi zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, deputetin me përvojën më të gjatë parlamentare i cili do të jetë garant i bashkëjetesës mes qeverisë dhe opozitës në sallën e Kuvendit.
Keqardhje për sulmet e baltës ndaj kryetarit të ri të Kuvendit të cilët janë jehojnë e zbrazëtisë që ka karakterizuar opozitën për vite të tëra.
Megjithatë koha do ta tregojë në vazhdimësi për ndryshimin e cilësisë së Kuvendit që padyshim nuk do të jetë më klubi i ligjëratave pa rend dite, pa kufij etikë dhe kohor, në një lum fjalësh sipas hesapeve partiake e personale të ligjvënësve”, u shpreh Rama.
“Prisni dhe 2.7 ditë për të nisur lehtësimin e jetës suaj”, tha Rama teksa paralajmeroi se zgjidhja e problemit te humbjes se kohes duke marre certifikata ne gjendje civile do te marre fund.
Nesër në 10 paradite do të marr fjalën në Kuvend për të prezantuar programin e qeverisë së re. Qeveria do te shpalle vitin mbarëkombëtar të Skëndërbeut dhe do vendosë për lehtësimet e para të barrës së burokracisë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm.
Ne kemi më shumë certifikata të prodhuara në vit se sa popullsia jonë, 4.5 milionë në vit. Një kohë e gjatë për të pritur një shërbim, një dokument.
Me çertifikatën do të nisë eliminimi i dhjetëra milionë udhëtimeve, radhëve e kontakteve në sportelet e zyrave të shtetit, por prisni dhe 2.7 ditë siç pritët 27 vite për të ndjerë lehtësimin nga rraskapitjet në zyrat e Shtetit
Kjo qeveri është krijuar për të qenë një qeveri e juaja në kuptimin më konkret të fjalës, për të bërë progres të ndjeshem, me shtet punë e mirëqenie.
Ndryshimi i strukturës dhe mekanizmave është vetëm në fillim dhe është fillimi i një ndryshimi që do ndryshojë jetën e cdo qytetari, do ulë korrrupsinin dhe do përshpejtojë integrimin evropian të Shqipërisë. I siguroj të gjithë pa përjashtim se do jem me mish e me shpirt njëri prej jush.
Pra nesër do të tregoj programin e qeverisë në Kuvend. Qeveria do të bëjë betimin nesër e do nisë menjëherë nga puna” tha Rama.
Gjera pa lek i ben plot Edi Rama. Viti i Skenderbeut. Administrata.
Po ndonje investim qe kerkon fonde, rruge e autostrada, ndonje ujesjelles, ndonje port detar, ndonje rezervuar per ujitje, ndonje hidrocentral, kanal ujites a kullues, ndonje investim qe fermeret te mos prodhojne kot sepse nuk shesin dhe nuk dalin dot per eksport…. Apo c’i do..
hahahaha,ju me kerkoni buke,pune,drita,uje,mjexi,arsim,drejtesi,sherbim,ndersa une ju siguroj nga nje kolokart/certifikate lindje[jo vdekjeje se ajo do pare] gratis………………….dhe perralla me Skenderbeun[sipas suniteve],madje edhe nga nje carcaf falas per ta mbuluar sa here qe ju qisni sumat ne platia!!!!!
KJo qeveri nuk eshte ne gjendje te mbroje as vendimet e veta.Perse?sepse jane gjykatat ata qe vendosin.Shteti eshte vetem ne leter!Te pakten deri ne kete moment shteti nuk ka funksjonuar.
Me fjale e me vepra jeni shume larg zoteri Rama. Po t’ju besojme juve Shqiperia duket nje Zvicerr Ballkanike. Ca te bejme se realiteti eshte krejt ndryshe. Ne fakt ske faj. Kur merr kokaine cdo gje duket ne rregull. Pse jo. Paguhet me parate tona.