Në vijim të diskutimeve në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ditën e sotme, për rrjedhjen e votave për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, Lulzim Basha është sulmuar edhe nga një prej aleatëve të tij.
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i është drejtuar kryetarit të PD, duke i thënë se i takon atij të gjejë se kush votoi pro-Ruçit.
“Është përgjegjësia jote që të gjesh kush e ka bërë, se nëpër Facebook ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne,” mësohet t’i ketë thënë Dashamir Shehi Bashës.
Debate të shumta në kryesinë e PD-së, pati edhe mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ervin Salianjit e Grida Dumës.
Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar të papranueshme rrjedhjen e votave nga grupi parlamentar i PD në seancën e djeshme për votimin e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit.
Basha ka diskutuar me deputetët procesin e votimit të Ruçit dhe kjo çështje do të hapet sërish nesër në seancën plenare.
Basha ka deklaruar se vendimi i grupit duhet të respektohej në unanimitet dhe ka dënuar rrjedhjen e votës si dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve.
E gjith kjo zhurn qe po behet per 2 votat e rrjedhjes nga PD ne favor te GRAMOZ RUCIT jane te 2 personave me te rendesishem ne PD. Keto jan SALI BERISHA dhe LULZIM BASHA, qe kan votuar per GRAMOZIN per tju shtire friken deputeteve te PD qe te mos kete me rrjedhje votash deri beri ne fund te mandatit,