Kryeministri Edi Rama ka pranuar rolin e opozitës në luftën kundër fenomenit të kanabisit.
Rama ka thënë se opozita ka këmbëngulur, duke ndikuar në “shkundjen” e qeverisë.
“Votat nuk merren duke mbushur veshët e të huajve me baltë ndaj njëri-tjetrit, zgjedhjet s’fitohen duke financuar të huajt të deklarojnë e publikojnë sensacione të zymta për këtë vend që është njësoj për të gjithë ne, pushteti s’merret duke shkuar në Bruksel të ndarë.
Mos ta mendojë askush se po i bie vërdallë duke pasur parasysh dekriminalzimin apo kanabisin, problematika reale padyshim, por sipas meje u frynë duke kaluar cdo cak e masë në sytë e veshët e botës.
Duhet te thuhet sot se opozita luajti nje rol real ne shkundjen tone karshi ketyre problematikave.
Nëse sot ne jemi në një ofensivë totale dhe me rezultate të paimagjinueshme kundër kanabiasit, e kotë të mohohet se edhe opozita pati kontributin e saj.
Le të mos e debatojmë le ta marrim të mirëqenë si e mendoni ju, por le të provojmë që problemet t’i diskutojmë së bashku, t’i zgjidhim një herë me durim e mirëbesim.
Sot po flitet paturpërsisht për krim etnik shqiptar, ndaj kësaj besoj se s’ka asnjë diskutim që ne duhet të jemi bashkë”, tha Rama.