Rama, mesazhe paqeje për opozitën: Nuk jemi armiq, në një nga ditët e protestës, Basha doli bashkë me vajzën e vogël dhe…

11 Shtator 2017, 10:48Politika TEMA

Në fjalimin e parë si kryeministër i këtij mandati të dytë, Edi Rama ka lëshuar mesazhe paqeje në drejtim të opozitës.

Ai ndërkohë është shprehur se nën drejtimin e Ruçit, Kuvendi këto katër vite nuk do të merret peng, duke iu referuar Berishës.

Kuturisjet individuale nuk do marrin më peng rendin e punës në këtë Kuvend.

Kuvendi nuk do të tolerohet nën drejtimin e Ruçit.

Jemi të vetëdijshëm për barrën e lartë të këtij mandati të ri.

Sot dhe 4 vjet me radhe do të jemi forca e shembullit, jo shembulli i forcës.

Jemi të vetëdijshmëm për gabimet dhe defektet tona.

Kemi kuptuar që e kemi pasur gabim kur menduam se durimi me opozitën nuk ia vlen.

Nuk jemi as armiq as kundërshtare, ne jemi konkurrentë që luftojme me ide dhe politikë.

Në një nga ditët e protestës së opozitës, Basha doli në protestë bashkë me vajzën e vogël.

Nuk dua ta komentoj këtë episod por dua të them se në fund fare, qofshim në qetësi a konflikt, çdo gjë që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë.

Dhe në këtë punën tonë, në çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve të të gjithë Shqipërisë”, tha Rama, që gjatë fjalës së tij ironizoi LSI-në, teksa i quajti deputetët e saj “opozitarë” sezonalë.

Shqipëria po tregohet si etni krimi në Europë. Ju ftoj të gjithëve opozitarë tradicionalë dhe sezonalë, të bëhemi bashkë për imazhin e vendit”, tha Rama.

“25 qershori vërtetoi se nuk fiton ai që i fryn më shumë zjarrit të konfliktit dhe akuzat pa lidhje. Gjithçka ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë.

Dhe duhet të mos e harrojmë asnjëherë këtë se çdo gjë që bëjmë keq u bëjmë keq fëmijëve tanë.

Kjo do jetë qeverisja e fëmijëve tanë. Shfaqja e agresivitetit në Kuvend i dëmton fëmijët.

S’kam ardhur të luftoj me opozitën, por të luftoj për idetë ku jemi kundër”, vijoi Rama.

4 komente në “Rama, mesazhe paqeje për opozitën: Nuk jemi armiq, në një nga ditët e protestës, Basha doli bashkë me vajzën e vogël dhe…”

  1. Qifja ut says:

    Ore mos jeni miq, e na keni ne armiq……………?????????

  2. SKRAPIDARI says:

    sezonal. ha ha ha ha haa je i math

  3. Genci Vlore says:

    Bravo …
    Pjekuri politike
    Duhet menduar per te ardhmen e femijeve
    Aty nuk jeni per ti mar gjerat personale
    Shpresoj te vij sa me shpejt ajo dite qe te ndergjegjesohen te gjithe aty dhe te behen bashk per nje te ardhme sa me te mire .
    Nje BYTH vend me kaq shume probleme ???????
    Ju urroj fat dhe zoti ja u beft mbar te gjitheve aty qe mendojn per te ardhmen e femijeve

  4. Leta Angli says:

    Bravo keni arritur te meritoni te gjitha votat qe morem ne Qershor. Ju pergezojm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje