PD kundër seancës parlamentare "pyetje-përgjigje": Duam debate, do të bëjmë opozitë të vërtetë

11 Shtator 2017, 16:00Politika TEMA

Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do të bëhet pjesë e diskutimeve në seancën plenare të ditës së sotme duke theksuar se kërkon debate dhe jo pyetje përgjigje mes opozitës dhe mazhorancës.

Deklarata e plotë

Vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas  proçedurës së rregullores së Parlamentit  lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit.

Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave  ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat  është keqpërdorur  për të marrë kohën e një propagande elektorale.

Koha e përgjigjeve asnjëherë  nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit.

Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore.  Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë  shans kësaj maxhorance të keqpërdorë  kohën  në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët.

Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare.

Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve.                    ​

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje