Fatos Lubonja: Ky veprim do t’a çonte Bashën drejt e në kurthin e Ramës

11 Shtator 2017, 18:27Politika TEMA

Fatos Lubonja e cilëson kërkesën që Edi Rama i bëri opozitës për bashkëpunim, si truk dhe dinakëri të kryeministrit. Lubonja deklaroi se duke e njohur Lulzim Bashën, ekziston mundësia që ai të bjerë në këtë kurth të Ramës.

“E cilësoj si demagogji, truk dhe dinakëri të Ramës dhe duke e njohur Lulzim Bashën kam frikë se mund të bjerë në të”,- u shpreh Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” tek “News 24”.

Lubonja komentoi me tone pesimiste idetë ekonomike të prezantuar nga Edi Rama.

“Ne i njohim premtimet e bëra të realizuara. Gjithmonë flitet për bujqësinë, për turizëm por çfarë behet në realitet. Bregdeti shfrytëzohet për vila për të pasurit. Në vend që të ruhen lumenjtë jepen leje për hec-e, sot lexova për një tjetër në lumin e Shalës”,- shtoi ai.

2 komente në “Fatos Lubonja: Ky veprim do t’a çonte Bashën drejt e në kurthin e Ramës”

  1. Vasil Kalupi says:

    Ky eshte bere si I biri I LENINIT. Gomar komplet.

  2. Nora says:

    ??. PATOLOGJIK!!
    I DEPRIMUAR!!
    MJERË NE,QË DËGJOJMË ANORMALËT!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje