Në kulmin e tensione mes SHBA dhe Koresë së Veriut, të shumta kanë qënë informacionet që kanë përciellë mediat e huaja në lidhje me procesin e lëshimit të raketave nga Kim Jon Un.
Por në këtë “burim lajmesh” nuk kanë mbetur mbrapa edhe mediat rozë të cilat së fundimi kanë shkruan për gruan e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Megjithëse është gruaja e një nga liderëve më të njohur në botë, jeta e Ri Sol-ju është ende një mister. Që nga koha kur u martua për Kim Jong-un, në vitin 2012, rreth historisë dhe biografisë së saj ka pasur zëra të shumta. Besohet se ajo u lind midis viteve 1985 dhe 1989.
Sipas mediave të huaja, ajo ka ndjekur një shkollë të muzikës në Pyongyang. Ajo thuhet edhe se ishte këngëtare. Madje, mediat pretendojnë se emri i saj i vërtetë nuk është Ri Sol-ju.
Duke qenë se nuk u shfaq për një kohë të gjatë në publik, shumë prej njerëzve mendojnë se ajo mund të jetë shtatzënë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.
Na plasi bitha per zusken e pare te KsV.
Lajme te tjera e serioze nuk keni?