Koreja Veriore kërcënon SHBA-të: Do pësoni dhimbjen që nuk e keni ndjerë kurrë

11 Shtator 2017, 09:19Bota TEMA

Koreja Veriore thotë se Shtetet e Bashkuara do të pësojnë “dhimbjen më të madhe” që e kanë pasur ndonjëherë, nëse kanë sukses në përpjekjet për imponim të sanksioneve më të ashpra kundër Phenianit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ministria e jashtme e Koresë Veriore sot ka kumtuar se ky vend “është i gatshëm dhe ka vullnet për ta përdorë çfarëdo forme të mjetit të fundit” kundër Shteteve të Bashkuara dhe se masat do t’i shkaktojnë Amerikës “dhembjen më të madhe dhe vuajtje që asnjëherë nuk i ka përjetuar në historinë e saj”, raporton REL.

Kombet e Bashkuara tashmë e kanë miratuar kërkesën e Uashingtonit që sot të votohet për sanksione të reja kundër Koresë Veriore, për shkak të mosrespektimit të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, lidhur me programet e ndaluara atomike dhe të raketave balistike.

Nuk është e qartë nëse Rusia ose Kina, që është aleati kryesor i Koresë Veriore, do t’i mbështesin masat e reja të ashpra kundër Phenianit, pasi Moska dhe Pekini kanë të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit.

2 komente në “Koreja Veriore kërcënon SHBA-të: Do pësoni dhimbjen që nuk e keni ndjerë kurrë”

  1. Tim says:

    Jo vetem nuk do ti mbeshtesin sanksionet Pekini dhe Moska kunder Phenianit
    por dhe do ta ndihmojn Koren e Veriut ne cfar do eventualitet

  2. PPE says:

    Koreanet mos harrojne se cpesuan japonezet pas Pearl Harbor-it. Historia e ka treguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje