Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë nga foltorja e Kuvendit. Mediu tha se qytetarët janë ata që organizojnë qeverinë dhe se kjo e fundit duhet të qeverisë në interes të qytetarëve.
Në fjalën e tij, aleati i Bashës tha se kjo qeveri doli nga blerja e votave, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtën të flasin vetë.
“Janë qytetarët që e organizojnë qeverinë dhe kjo e fundit duhet të qeverisë në interes të tyre. Kjo është një qeveri që doli nga blerja e votave, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtën të flasin vetë. Një qeveri që iu ka mohuar shqiptarëve mundësinë të votojnë të lirë. Një qeveri që ka larguar pjesën më aktive të shqiptarëve. Kështu, kjo qeveri iu ka mohuar shqiptarëve të drejtën themelore, mundësinë për të ndërtuar jetën në atdheun e tyre”, tha Mediu.
Më tej, kreu i PR sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se shkatërroi Kushtetutën me një djallëzi diabolike dhe ndërtoi një sistem të korruptuar.
“Me një djallëzi diabolike, Rama shkatërroi Kushtetutën. Ndërtoi një sistem të korruptuar. Shqipëria ka nevojë për drejtësi të pavarur. Rama deklaroi dje se do të bënte vettingun.
Pyetja është: Ç’lidhje ka qeveria me vettingun? Parlamenti është shndërruar në një institucion të pavlerë. Është parlamenti i monologut të kryeministrit. Ne sot nuk kemi demokraci parlamentare dhe as kushtetuese, por shtet që shkatërron çdo ditë të drejtat.
Pasojat do jenë të dukshme, do ketë rrjedhje të korrupsionit. Do rriten sërish taksat. Por edhe shteti kthehet në një lloj bande, nëse fut duart në xhepat e qytetarëve. Do ndeshim një fenomen të ri të një eksodi, që do ketë pasoja të rënda në ekonominë shqiptare”, shtoi më tej ai.
O Medihoxha!
Kush ta ka mesuar kete:”C’pune ka qeveria me “Vetingun””?
Ore trafikanti Medihoxha,alias Mediu,parlamenti ka miratuar nje sere ligjesh per “Vetingun”,kush duhet te beje zbatimin e tyre?Kur vjen puna per te kerkuar “llogari” qeverise,thoni perse nuk zbatohen ligjet e miratuara nga parlamenti.Kur qeveria angazhohet per zbatimin dhe venien ne jete te tyre si ky i “Vetingut”,ju thoni c’pune ka qeveria….
A te zinjte ju,qe ju djeg bytha prej ketij ligji.Ju ka gjetur si ai i zoti i gomarit,i cili shante sherbetorin kur e pyeste se,cfare uje i kish dhene gomarit.Kur sherbetori i thosh,te ngrohte ,pronari i thosh ma ke perveluar gomarin.Kur i thosh te ftohte,i thosh ma ke plevitosur gomarin…Ja dhe juve,nuk ju fle karari,biles ju ka zene data prej “Vetingut”,si te ngrohte si te ftohte,ju ne biruce do perfundoni prej “Vetinguit”….