Fatmir Xhafaj sqaron për herë të fundit çështjen e të vëllait: Ja e vërteta dhe motivet e këtij sulmi nga opozita

12 Shtator 2017, 13:59Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka sqaruar opinionin publik dhe opozitën e vendit lidhur me akuzat adresuar ndaj vëllait të tij.

Xhafa ka thënë se ky është një sulm që bëhet ndaj tij prej vitesh duke renditur edhe nxjerrjen në pah të kësaj çështje sa herë që atij i është besuar ndonjë post.

Më tej, kreu i ministrisë së Brendshme theksoi se PD i ka pasur mundësitë për ta ndëshkuar vëllain e tij dhe se ka bërë këtë gjë sepse nuk ka gjetur asnjë provë.

Ai shton se nuk mund të mbajë përgjegjësi ligjore apo politike mbi të afërmit madhor të tij:

“Dua të jap një shpjegim. I kam të qarta motivet e këtij sulmi politik.

Keni ndërmarrë ndaj meje një sulm të egër, të një historie 15 vjet më parë.

Kur unë isha ministër dhe ju ishit opozitë

Në 2010 kur ju ishit në pushtet më sulmuat sërish me vëllain dhe te shkuaren e tij.

Unë i jam përgjigjur si opozitar, juve si pushtetar.

Juve prej 8 vjetësh ishit në pushtet, i kishit mundësinë që të ndëshkonit me policinë, prokurorine dhe gjykatësit.

Ju u rikthyet sërish vjet ne sulm, në kuadër të reformës në drejtësi.

E rifilluat sërish kur unë u emërova në krye të Ministrisë së Brendshme.

Juve u bëtë pushtetar sërish, edhe në Ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë, dhe përsëri nuk u gërmua, u zbulua apo të gjenit prova.

As më shumë e as më pak, të veshur me mandat nuk mund të më vendosni nën akuzë të një pjestari të familjes sime.

Çfarëdo që të ndoshë në të adhmen, ai është madhor dhe përgjegjësitë i mban vetë.

Ku është përgjegjësia ime ligjore dhe politike?

Unë jam në politikë prej 20 vjetësh dhe jam i gatshëm në çdo kohë që të përballëm me çdo gjë.

Është hera e fundit që e bëj këtë sqarim”.

17 komente në “Fatmir Xhafaj sqaron për herë të fundit çështjen e të vëllait: Ja e vërteta dhe motivet e këtij sulmi nga opozita”

  1. Kozmo says:

    Shume e drejte , vetem ne komunizem ,mbaje pergjegjesi .Hysni kapo i kishte ne burg niprit e tij ,por Enveri nuk e luajti nga posti i tij .
    AS ZOTI NUK TE DENON ,PER VEPRAT E KEQIA ,QE BEJNE MOTRAT , VELLEZRIT APO DHE PRINDERIT .
    CDO NJERI DO TE PERGJIGJET PARA ZOTIT ,VETEM PER ATO QE AI KA BERE !!!!!

    1. te na rroje meroja says:

      KY eshte fytyra e vertete e Enverzmit. shoku i Gramoz rucit e ilir metes…….Mos harrojme ENVERIZMI KA KAPUR shqiperine me medtoda demokratke.

  2. Kristulla says:

    Po mire more Xhafa po si ka mundesi qe per procesin e vettingut i kerkuat gjyqtareve te deklarojne deri ne brez te katert nese kane lidhje me krimin e organizuar e ti e paske krimin e organizuar ne shtepi??? Nje deputet e aq me shume nje minister eshte me i rendesishem se nje gjyqtar apo jo se gjyqtare ka 400 kurse ju 12 jeni. Pra ne baze te kesaj llogjike ska vetting per ju por vetem per ato qe sju pelqejne? Nuk dua te mbroj gjyqtaret sepse shumcia plehra jane por nese e ben per to dhe ke 4 vjet qe bertet vettingu atehere me te njejtat kritere filloje nga vetja.

    1. Tr says:

      Kristulla , kokrra e budallait .

  3. Marjan luka says:

    Shum mire e tha zoti xhafa ne fjalen e tij.Po te kishte ndonje te vertete ne lidhje me ate qe thuhet per vellain e tij do te ishte arrestuar sa ishte opozita ne pushtet.Tani serish dalin keta dhe bejne akuza te kota.

    1. Skënderbeu says:

      Xhafa tha nuk gjetën prova, nuk tha a është dënuar apo jo diku tjetër për trafik droge. Këto janë lojra fjalësh. Ky nuk duhet të ishte ministër i brendëshëm sepse nëse ministri i qeverisë së PD kërkoi po nuk i gjeri provat ky nuk do i kërkojë fare se nuk do futë vëllanë në burg.

  4. Hekuran Terpini says:

    Ishte totalisht e vertete kjo qe tha Z.Xhafaj.
    E para:Ska besueshmeri fare ajo qe Basha ngeli duke folur, lodhet kot.
    E dyta: Pati per shume muaj ne dore ministrine e Brendshme dhe te Drejtesise, aq sa mund ti mjaftonte per te nxjerre te gjitha te vertetat e atyre qe pretendojne, pse nuk e e ben? Sepse nuk gjeten asgje.

  5. Artur Beco says:

    E pabesueshme. Nuk e vertetuan kurr dicka te till kur ishin ne pushtet dhe tani kakarisin. Turp asju vjen ?

  6. besnik kulla says:

    Ja me akuza politike dhe asgje te vertetuar. Kunati jot o luli qe vetem ka vjedhur per kaq shume vite?

  7. Marjus Elezi says:

    O luli e harrove kunatin tend m? Boll fole per njerez qe kan vlera per kte vend dhe kan punuar. Mos baltos profesionistet

  8. Bujar says:

    Shume gjate i ke rene Fatmir. Populli, qe te mos genjehet nga mashtrimet e opozites, ka nevoje vetem per nje fjale tenden: Po ose Jo! A ka qene vellai yt i kerkuar apo i denuar per ato akuza qe thote opozita? Kjo pergjigje ka nevoje vetem per Po ose Jo. Te tjerat jane justifikime, mashtrime, tymnaje, politike dhe gjithçka tjeter te ngjashme me rrumpallen e ketyre 27 viteve. Cdo sqarim me shume ose te ben pergjegjes ne “krimet” e vellait tend (gjithmone nese i ka kryer), ose te ben pjese te lojes se opozites me vellain tend.

  9. Tedor Mane says:

    Vendosin rekorde këta me një akuz të shpikur një dekad e gjysmë më parë dhe vazhdojn ta përdorin ende sot, duhet ta shkruajm në librat e shkencës politike që të mos përsëritet ky gabim nga politikanët e ardhshëm se sjell veç dështim. Xhafaj ka një rrugë të rëndësishme para për të ruajtur rendin dhe sigurin në vend.

  10. kashi says:

    dihen keto shantazhe e pd-se drejt cdo ministri te brendshem, kete e bejne sepse jane vete kriminele dhe u duhet nje kleck te reagojne

  11. Sandra Cengu says:

    E donin në sqarim të fundit të shkretët se nuk po u ecën me asgjë, jo më me akuzat e viteve të kaluara pas. Z.xhafaj e di mirë çfarë duhet të bëjë për ç’ka është zgjedhur të jet në atë detyrë jo më ti përgjigkrt një ish-ministri të bredshëm që s’ka ftyrë me fol.

  12. Thanasi qe ta plasi says:

    Pergjigju Fatmiiiiiiiiiir eshte perzier vellai yt me trafik droge apo jo. Nga ato qe thua nuk kuptojme gje

  13. adriatku says:

    njerzit jane andej naga fryn era dhe sidomos Shqiptaret qe nuk duan regull dhe disipline, Por mos u beje freske se cfare thone gojet e keqija , se ato do te flasin gjithmone dhe dote hedhin balte,dhe nxjerin vrere nga goja gjithmon, sepse nuk kane pune tjeter
    Prandaj z Xhafa merjua shpirtin para se ata te ta marin ty .Te keqinjte dote mbeten te keqinje dhe dote pjellin e dhe te keqinje
    Prandaj qente le te lehin karvani le te shkoje perpara
    Good luck ne punen tuaj

  14. genjeshtari says:

    Dhe mos genje zoti Xhafa : Nuk ke 20, por 35 vjet ne politike. Pse i mohon vitet kur ishte Sekretar i Pare i Rinise se Tiranes ? Apo nuk ke qene ti ? Eshte turp te mohosh nje pjese te jetes tende, sepse i bie te mohosh nje pjese te vetes tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje