Rudina Hajdari nuk i ka fshehur dot emocionet gjatë fjalës së mbajtur sot përpara memorialit të të atit, në kujtim të 19-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, pas ekzekutimit pranë selisë së PD-së.
Ajo ka pohuar se sot është shumë e emocionuar se do të flasë në Kuvend, ku për koincidencë përkon me 19 vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të saj, Azem Hajdarit.
“Ndihem shumë e prekur sot se përveçse kujtojmë liderin historik të PD, emocion i veçantë për mua eshte se kujtojmë babin tim.
Megjithëse kanë kaluar 19 vjet, ne prapë jemi të bashkuar më shumë se kurrë të ngremë lart figurën, vlerat dhe partinë që ai solli me vlerat më të vërtetë më të moralshme.
Jemi akoma më të bashkuar me PD sot që ta çojmë atë përpara dhe ti tregojmë vendit se meritojmë një Shqipëri më të mirë e me vlera.
Jam shumë e emocionuar edhe për një fakt tjetër, që unë sot do të flas në Kuvend si deputetet e PD dhe do flas në këtë ditë, ishte koincidencë dhe dëshirë e atij, dhe ju siguroj ju se do jem zë i fortë i opozitës shqiptare, do mbroj interesat e kombit tim, të atyre që duan ta çojnë vendin përpara, le ti bashkohemi sot dhe të jemi frymëzim për ta bashkuar Shqipërinë më shumë sesa kurrë”, tha ajo.
“E hengri turpin me buke” i thane Marigos.
Dreqi ta haje, po njeriu ka pak dinjitet; te shajne prinderit ( baba a nene qofshin) robi me seder zihet, por ta vrasin dhe me ironin dhe talljen me te madhe marrin pjese ne varrim e perkujtimore dhe ti rri me ta, u lepihesh dhe behesh deputete nga ata, qofsh ti qe je o bija ime.
Se mire mamaja jote ( s’ka asgje te keqe) se jeta vazhdon, por ti, qe njeh boten?