Avokati Spartak Ngjela tha në #DritaremeRudinën në Vizion Plus se programi i Ramës është i njëjti me atë të katër viteve më parë.
Sipas tij, “Shqipëria nuk mund të ketë program ekonomik pasi nuk ka prodhim. Nuk mund të ketë ofertë punësimi, se nuk ka punë.
“Nuk e kam dëgjuar programin që prezantoi në Kuvend, por ma merr mendja se ai që ka qenë, do të jetë prapë.
Nuk besoj se e ka ndryshuar për disa arsye.
Një vend që nuk ka prodhim nuk mund të ketë program ekonomik.
Pa prodhim nuk mund të ketë punësim. Ne jemi një vend që nuk prodhon as gozhdë. Është turp!
Është vendi më i prapambetur në funksion industrial”, tha Ngjela.
“Edi Rama do t’i ngjajë Enverit, po as gozhdë nuk bën dot. Lëri të tjerat”, vijoi ai.
I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se “vendi që prodhonte gozhdë juve iu futi në burg”, Ngjela iu përgjigj:
“Ç’rëndësi ka fakti që më futi në burg mua do të thotë se nuk prodhonte gozhdë.
Ai regjim nuk më futi në burg për gozhdë, unë i rashë për të drejtat”.