Nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka parashikon se kryeministri Edi Rama do të përdorë ministrat e tij për të realizuar planet që mendon Paloka.
Ai tha gjithashtu se Rama 2 do të vazhdojë të jetë qeveria e krimit dhe drogës.
“Kryetari i sapo zgjedhur i parlamentit akuzohet se për shkak të lidhjeve kriminale i është refuzuar viza në SHBA. Asnjë sqarim për këto akuza, përveç deklaratave të Ramës që është krenar për të.
Ministri i Brendsëhëm është vëllai i një të dënuar për trafik droge. Për këtë ekzistojnë të gjitha dokumentat, por ne nuk duhe ta themi se na akuzojnë për luftë kalasash. Këta ministra do të jenë gurët që do të lëvizë Rama për të realizuar planin e tij të vjetër. Ai është njeriu që më shumë se kushdo ka qenë më shumë në pushtet, por jo për të mirë të shqiptarëve.
Sheh e dëgjon disa nga ata që në rrjetet sociale bërtasin lereni qeverinë të punojë se akoma nuk ka filluar punë dhe mund të fillosh të dyshosh se Rama i parë nuk ka lodhje me të dytin. Fajin e paska pasur vetëm LSI, Tahiri, Beqaj dhe meqë po e shoh aty mbase edhe Eglantina Gjermeni, më fal që të përmenda emrin.
Ta lëmë qeverinë të punojë edhe për 4 vitet e ardhshme. Se me siguri arritjet do të vazhdojnë. Në fushën e rendit dhe sigurisë asnjë kriminel, asnjë bos nuk do preket se është Rama që nuk gjen dot vrimë për tu future prej tyre. Do vazhdojnë të fuqizohen dhe do marrin dorë në gjithë Shqipërinë.
Bujqësi, qeveria do kujdeset që kanabisi mos kultivohet pa kontroll, se ende janë tunelet të mbushur nga superprodhimi i vitit të zgjedhjeve dhe bosët janë të mërizur se ka vajtur kilja e kanabisit sa ajo e spinaqit,” tha Paloka.
Prandaj jeni qartur ju PD-ja o paloke paloka,po si ste vjen turp more i mallkuar te flasesh para shqiptareve per droge kur dihet se ate ju na e sollet ne shqiperi,kishit krijuar edhe republiken e hashashit ne lazarat dhe ti sdo mend se ishe njeri nga “ministrat” qe fitoje shum prandaj tash merzitesh se kilja e hashsashit paska rene ne vleren e spinaqit,pastaj si ke ftyre ti ta akuzosh te tjeret per trafik e vrasje kur keto i keni bere ju,jo ne kohen e komunizmit por vetem para 6 vitesh,sipas teje paloke paloka ju “demokratet” paskani te drejte te vrisni dhe te fajesoni te tjeret per vrasjet tuja e krimet qe keni bere,po ik more i mallkuar se shqiptaret ndihen te fyer nga dalja jote ne tv e para deputetve,ik more i paftyre qe sollet ne shqiperi jo vetem droge,vrasje,krim por edhe serbe qe tju keshillojne prandaj kush eshte ai shqiptar qe perfaqesoni ju,thuajeni hapur para shqiptareve se ju PD-istat jeni ne kuvend vetem epr ta perfaqesuar serbine dhe greqine,ik more coftine e flliqt.