Dhunonte barbarisht babain dhe nënën pasi u merrte pensionin, ja vendimi i prindërve

13 Shtator 2017, 15:33Kronika TEMA

Një çift të moshuarish dhe invalidë janë detyruar të denoncojnë djalin e tyre për dhunë psikologjike dhe fizike që ka ushtruar ndaj tyre. Por mesa duket dhuna ka qënë akti më i fundit që djali u ka bërë prindërve të tij.

Nga hetimi dhe gjykimi i rastit u zbulua se djali i dhunonte prindërit pasi këta të fundit i kërkonin lekët e pensionit të tyre.

Duke qënë se të moshuarit ishin dhe invalidë, kishin autorizuar djalin e tyre që tu tërhiqte pensionet. Por i biri pasi merrte lekët i prishte dhe nuk i sillte në shtëpi asnjë lekë. Përveç kësaj ai kishte shitur edhe një pjesë të mirë të orendive shtëpiake. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kur prindërit i kërkonin lekët e pensionit, i biri fillonte dhunën fizike ndaj tyre.

“Edhe më parë ka ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, per arsye se kur i kerkoja lekët e pensionit, ai më qellonte me grushte, më përplaste për muri, m’ i vinte thonjtë në fyt dhe më kërkonte edhe lekë të tjera”, ka rrëfyer babai i dhunuar.

Gjykata e dënoi djalin e çiftit të të moshuarve me një vit burg, por pas një viti askush nuk e di se si do të vijojnë marrëdhëniet e prindërve me djalin, i cili do të ketë mbi supe edhe ekperiencën e burgut./TCH

1 komente në “Dhunonte barbarisht babain dhe nënën pasi u merrte pensionin, ja vendimi i prindërve”

  1. Daja says:

    Duhet varur ne publik, kjo jashtqitje. Si mor ngre dore kunder prindit o hale. Shko hiqja vetes ne burg se i gjalle nuk vlzn per asgje, sa konsumon oksigjen kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje