Prangoset pas tre vitesh arrati “pirati” shqiptar, ai dhe vëllai i tij "tmerri" i Gjermanisë

12 Shtator 2017, 17:32Kronika TEMA

Njëri nga dy vëllezërit i shpallur në kërkim prej tre vitesh nga autoritete Gjermane, është arrestuar në Kosovë.

Bëhet fjalë për Kreshnik. S. 24 vjeç, dhe vëllai i tij 27-vjeçar Kastriot. S, pasi akuzohen si drejtuesit e portalit Kinox.to, përmes së cilës kanë shpërndarë në serverë të tjerë përmbajtje të kopjuara ilegalisht si filma, etj.

Mediat gjermane sot, bëjnë të ditur se është kapur në Kosovë Kreshnik S., i dyshuar si njëri ndër udhëheqësit e portalit që shpërndante ilegalisht filma, Kinox.to.

Spiegel.de, shkruan se autoritete gjermane po presin qe ai te ekstradohet drejt vendi te tyre.

Mësohet se që nga terori i viti 2014, i arrestuari bashkë me vëllain e tij katër vite më të madh, ishte në arrati.

Në atë kohë, njësitet speciale të policisë kishin bastisur shtëpinë e prindërve të dy vëllezërve S., në Lübeck, ku jetonin edhe ata, por nuk kishin mundur t`i gjenin.

Për rastin “Kinox.to”, që më shumë identifikohet në bazë të emrit të portalit, po raportojnë medie të shumta gjermane në internet, përfshirë edhe spiegelonline.de, berlinerkurier.de, bild.de, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje