Shqiptarët trondisin mediat britanike: Çdo javë 50 shtetas të arrestuar për trafik droge

12 Shtator 2017, 10:55Kronika TEMA

Policia britanike  është duke u përballur me një valë kriminelësh shqiptarë, pasi rreth 50 shqiptarë arrestohen në javë të akuzuar për trafik droge.

Të paktën është ky alarmi që japin mediat britanike të cilat së fundmi i kanë shndërruar shqiptarët në kryefjalë të artikujve të tyre.

Me mijëra persona që vijnë nga vendet e Ballkanit janë ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar  të akuzuar për vrasje,shpërndarje drogë, grabitje apo kërcënime.

Lajme të tilla  vijnë pas paralajmërimeve që ka dhënë Agjensia Kombëtare  britanike e cila i cilëson bandat shqiptare një kërcënim serioz të cilët në aktivitetin e tyre përdorin dhunën.

Mediat raportojnë se tashmë grupet e organizuara kriminale  që vijnë nga vendi ish komunist kanë një ndikim shumë të madh në tregun e shpërndarjes së kokainës.

Vitin e shkuar policia arrestoi 8 përqind më shumë shqiptarë se në vitin 2015.  Sipas llogaritje një në 11 shqiptarë rezident në Angli apo Eales janë ndaluar nga policia ndoshta edhe më shumë se një herë.

Por nga ana tjetër me mijëra shqiptarë që ndonëse lejohet të qëndrojnë në Britani, marrin identitet të dyfishtë  duke përvetësuar pasaporta nga Kosova. Ata japin deklarime të rreme se janë të persekutuara pas luftës që përfshiu Kosovën 18 vite më parë.

E këta ‘mashtrues’ sic i cilëson media tashmë janë shtrirë edhe në tregun e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe në rrjetin e prostitucionit.

Janë edhe deputetet britanikë ata që shpesh herë ngrenë alarmin ndaj shqiptarëve.

Deputetja Jane Collins nga rradhët e UKIP u shpreh se numri i shqiptarëve ilegalë të arrestuar për krime demonstron se kufijtë britanikë nuk janë duke e përmbushur qëllimin e tyre.

“Grupet e trafikut janë  duke zhvilluar cdo ditë mënyra dhe strategji të reja  për të transportuar ilegalisht njerëzit e tyre në Britani. Edhe agjendia Kombëtare i ka cilësuar shqiptarë një grup kriminal të rrezikshëm’

Deri në fund të qershorit rreth 649 shqiptarë janë arrestuar duke e shndërruar në grupin e tretë më të madh kriminal në Britani cka duket s ekanë vënë në alarm mediat dhe autoritetet.

2 komente në “Shqiptarët trondisin mediat britanike: Çdo javë 50 shtetas të arrestuar për trafik droge”

  1. Murat says:

    Jane Collins nuk eshte deputete,sigurohuni per vertetesine e lajmit,jane fake news

  2. ti je muslimon,mos luaj ''shqiptarin'',ti je arab gjaxor,vendi yt eshte ne qeli...... says:

    SUMIRA MUSLIMS jo shqiptare,kjo fare e keqe gjaxore ka mbushur burgjet dhe bourdhelot me poutana ne mbare Evropen……………….ptuuuuuuuuuuu pleraaaaa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje