VIDEO/ Prishja e shtëpive për "Lungomaren", përplasje mes policisë e banorëve në Vlorë

11 Shtator 2017, 11:47Kronika TEMA

Prishja e gjashtë objekteve në Vlorë, përgjatë Lungomares, ka sjellë përplasje mes pronarëve dhe policisë dhe IKNT-së.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin e pezulluar pak ditë më parë për  prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë.

Por inspektorët hasën sërish në kundërshtimin e banorëve për prishjen e 6 objektve të banimit me 1 dhe 2 kate, për të cilat ekziston një vendim shpronësimi.

Ata u kishin lënë afat banorëve dy ditë për të boshatisur banesat. Të ndërtuara në vitet ‘40, këto shtëpi shënojnë edhe valën e fundit të shembjeve përgjatë shëtitores.


Shembet shtepia ne Vlore nga IKMT by lapsi-al

1 komente në “VIDEO/ Prishja e shtëpive për “Lungomaren”, përplasje mes policisë e banorëve në Vlorë”

  1. Albi_I says:

    Ne vitet 40 me siguri nuk kane marre leje nga IKMT e sotshme. E meritojne te prishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje