Ndahet nga jeta Farudin Hoxha

11 Shtator 2017, 09:52Kronika TEMA

Profesori dhe akademiku Farudin Hoxha, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai do të mbahet mend si një nga projektuesit e veprave më të mëdha në fushën e energjitikës.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Me hidhërim mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Farudin Hoxhës. Lajm i rëndë, që prek familjarët e tij, kolegët, miqtë dhe dashamirësit e shumtë.

Profesor Farudini do të mbahet mend gjatë si projektuesi i disa prej veprave më madhështore të energjitikës në Shqipëri.

 Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, ai nuk reshti për asnjë ditë së kontribuari me mendimet dhe këshillat e tij të vyera.

Familja humbi njeriun e dashur! Kolegët dhe miqtë humbën bashkëudhëtarin e shumë sfidave! Sektori elektroenergjitik humbi njeriun që me veprat e tij nuk do të harrohet asnjëherë. Të gjithë, kemi humbur një njeri të mirë! U prehsh në paqe Farudin!”, shkruan Gjiknuri.

10 komente në “Ndahet nga jeta Farudin Hoxha”

  1. albana says:

    Humbje si kjo jane humbje vertet te medha qe ndien thelle ndonese pa zhurme.
    Ngushellime familjes dhe te gjithe atyre qe jane plotesisht te vetedijshem per ate qe perfaqesonte prof.Farudin Hoxha.

  2. Shqiptari says:

    Njeri Gjenial! Ngushellime familjes.

  3. fredi says:

    HUMBJE katastrofike per vendin ton , humbem shkencetarin me te madh te hidroenergjitikes ne europ ,njeriun qe projektoj KOMANIN FIERZEN DHE TE TER HIDROCENTRALET HIDROENERGJITIKE NE KTE VEND , esht njeriu i vetem qe meriton memorial ne tiran per kontributin qeka dhen , per te miren e vendit dhe te popullit vet , mos mbani hajdut si zogu ne shesh por vendosni kte burr qe ka ber epok per te miren e vendit dhe kurr nuk i esht ndier zeri gojes , siç bejn e mburren kokboshet e shum te tjer sot , i qoft dheu i leht dhe i pa harruar do ngelet shkencetari hidroenergjitikes se kti vendi , ngushellime familjes .

  4. Agim Sera says:

    I qoftë i lehtë dheu Profesor Hoxhës! Nderim dhe respekt për një nga mendjet e mëdha të vendit!

  5. DARDANI says:

    Une jam shqiptar nga kendej kufirit dhe lexova tash per profesorin e ndjere qe paska bo aq shume per shqiptaret dhe Shqiperine.Si ka mundesi qe shteti shqiptar nuk e permend fare kete shkencetar te mirenjohur dhe ti beje te gjitha nderimet qe meriton?Si ka mundesi qe I ipet rendesi rrugaqeve qe rrine gjithe diten te blloku dhe bejne gjera qesharake?Si ka mundesi qe ashtu si ne Kosove dhe Shqiperi jemii bo per te na shkerdhy 5000 000 nona?I qofte i embel dheu ketij njeriu te mire.Turp Turp Turp per shtetet tona.

  6. Alfred says:

    Kam patur kenaqsine ta njoh personalisht Prof F. Hoxhen, jam vertet i trishtuar per lajmin. Mendje e ndritur e shpirtmire, realisht person me intelekt dhe gjenial, qe per fat te keq nuk e sheh me sot. U prefsh ne paqe profesor, ngushellime gjithe familjes.

  7. Zani Burimi says:

    Akademiku Farudin Hoxha ia ka ngritur vetes permendoret me gjigande tw tille si Hidrocentralet qe e kane ndritur Shqiperine dhe vazhdojne ta ndritin perhere! Nderime perjete shkencetarit te Madh!
    Ngushellime familjes.

  8. vera e nxehte says:

    Respekt per nje njeri si Farudin Hoxha, per nje specialist i permasave europiane . Ngushellime familjes se nuk eshte vetem humbje per te, por dhe per Shqiperine qe do ti mungoje nje mendje e ndritur.

  9. Barjam Shtylla says:

    Nderim dhe respekt per profesor Farudin Hoxhen.
    E njoh prej vitit 1960,kur ishte per studime ne,Sofie,Bullgari.Me kujtohet se,ne nje takim te studenteve Shqiptare me ambasadorin tone atje,i propozoj atij nje zgjidhe ne favorin tone,te konfliktit qe hapi Jugosllavia,e cila kercenoi me mbylljen e portave te Drinit te Zi,apo devijimin e tij.Ishte ne vitin e fundit te studimeve dhe propozoj per teme diplome,ndertimin e HEC-it ne fushen e Prenjasit,prej ku i gjithe uji i Liqenit te Ohrit,derdhej ne anen tone dhe Jugosllavija mbetej ne te thate…Shkelqeu kudo ku vuri dore,si projektues,si minister i Ndertimit,i Komitetit te Digave,i KESH-it etj etj.Mbi te gjitha ishte njeri dhe mbeti i tille ne cdo funksion qe mbajti.Humbja e tij,do te ndjehet thelle per te gjithe ata,te cilet mendojne te investojne ne energjetike dhe do kerkonin nje mendim prej tij.
    Familja humbi njeriun e shtrenjt te saj,shkenca humbi nje figure madhor,shoqeria Shqiptare humbi nje bir te shquar,i cili u shkri per perparimin e vendit.
    T’i rrojne familja dhe gjithe te dashurit.U prehte ne qetesi shpirti i tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje