Çështja "Mark Frroku", tre gjyqtarët për ish-deputetin japin dorëheqje. Zbardhen arsyet

11 Shtator 2017, 14:28Kronika TEMA

Me arsyetimin se kanë gjykuar më herët Mark Frrokun, tre gjykatës të Apelit dhanë sot dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së ish-deputetit kristiandemokrat.

“BalkanWeb“ raporton se Fatmira Hajdari, Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa, iu drejtuan me shkresë zyrtare kryetarit të gjykatës me aktin e dorëheqjes, për shkak se janë në konflikt interesi për të gjykuar dosjen në fjalë. Nëse doreheqja miratohet, atëherë dosja “Frroku” do të hidhet sërish në short.

Ish-deputeti kristiandemokrat është dënuar me 7 vite e gjashtë muaj burgim për akuzat e pastrimit të parave, ndërtimit të paligjshëm për qëllime interesi dhe fshehjes së pasurisë. Për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit, në Belgjikë Frroku fitoi pafajësinë.

Vendimin e gjykatës së Tiranës, ish-ligjvënësi e apeloi dhe po zhvillon përballjen në Apel, duke pretenduar pafajësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje