Gjithnjë e më shumë rrugët e kryeqytetit po pësojnë një ndryshim rrënjësor, jo vetëm sa i takon shtrimit me asfalt dhe ndërtimit të trotuareve, por në të njëjtën kohë edhe plotësimit me të gjithë sinjalistikën e nevojshme për të rritur sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe të këmbësorëve.
Duke punuar gjatë gjithë orëve të mbrëmjes për të mos penguar dhe qarkullimin e automjeteve gjatë ditës, punonjës të Bashkisë së Tiranës kanë vendosur sinjalistikë të re për ndarje korsish në hyrje te Kombinatit, zonë ku kanë qenë jo të paktat rastet e aksidenteve.
Gjithashtu, është punuar për vijëzimet e bardha të cilat pritet të sjellin një ndërgjegjësim edhe më të madh tek qytetarët për respektimin e sinjalistikës rrugore që rrjedhimisht do të thotë kujdesje per sigurinë në rrugë dhe për t’i mbrojtur ata nga akisidentet.
Një ndryshim kaq i rëndësishëm i bërë nga Bashkia e Tiranës edhe në zona të tjera, ka bërë që qytetarët në rrugët e kryeqytetit të ndjehen më të sigurtë.
Montimi i ketyre gardheve ne rruge eshte idiotesi dhe shume shpejt ato do te shkaterrohen. Pengojne edhe qarkullimin. Mbajme mend gardhin qe u vendos rreth unazes se Tiranes, para disa vitesh. Ku eshte tani? Kush pagoi per kete harxhim? Po keshtu edhe me betonitet qe u vebndosen ne te njeten kohe dhe ku jane tani? Keto jane pazare. Thjesht qe kompania qe i vendos e ka rregulluar te fitoje ca leke dhe kaq.
Shyqyr qe u kujtuan te vizojne rruget se eshte per turp. Edhe rruget me kryesore te TR nuk kane vijezime. Kjo nuk eshte ndonje arritje, por administrim normal i kryeqytetit. Beni punen dhe me modeste, se duhet ti kishit bere me pare. Ngelen ne FB dhe TV. Duhet te kuptojne se kane 2 vjet ne zyre, nuk pin me uje si e gjeten.