Përsëritet skena e disa muajve më parë. Një paciente në rrezik nga “hipertermia malinje”

12 Shtator 2017, 21:33Sociale TEMA


Anestezia “hipertermia malinje” godet përsëri një pacient. Ashtu si dis akohë më parë, kur një paciente vdiq në një spital privat të Tiranës, sot skena është përsëritur. Ne nje spital privat ne kryeqytet pacientja me inicialet S. A. shkon në spital për të bërë operacionin e tëmthit. Pacientja eshte marr ne sallë rreth orës 14.00 por gjatë ndërhyrjes gjërat nuk shkojnë mbarë.
Të afërmit thonë, se mjeku na konfirmoi që nderhyrja kaloi me sukses por në fund pacientja pati kontraktime të muskujve dhe rritje të temperatures dhe u desh të mbahet përseri e lidhur me makinën.
Kjo ka rritur tensionin tek të afërmit e pacientes të cilët nuk dinë se çfarë do të ndodh. Përvoja e keqe e një simptome të tillë dis akohë më parë, duket se ka futur në panik gjithë palët.
Burime zyrtare prane spitalit amerikan nuk pranojne ende te prononcohen por konfirmojne qe gjendja ende është serioze, por pacientes i eshte ofruar ndihma e duhur sipas protokollit mjekësor.

3 komente në “Përsëritet skena e disa muajve më parë. Një paciente në rrezik nga “hipertermia malinje””

  1. Ada says:

    Dmth qeka spitali amerikan , sju ka pagu si duhet mos me e nxjerr lajmin

  2. Deant says:

    Gjynah. Nese vdes dhe ne sp amerikan i bi qe mjekesia ne shqiperi paska marr fund. Uroj qe ne kete spital te kete dantrolen dhe pacientes ti behet trajtimi duhur.

  3. i papami says:

    ja pra pse themi gjithmone “te kesh shendet”. gjithnje e shperfillim kete aspect, vetem kur na shfaqt noj gje e kuptojme rendesine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje