VIDEO/ Gati për betimin, ministrat e rinj të kabinetit "Rama 2" mbërrijnë në Presidencë

13 Shtator 2017, 16:56Politika TEMA

Pas miratimit në Parlament të kabinetit qeveritar, ministrat pritet të bëjnë betimin e tyre pranë Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Shtetit ka mbërritur në selinë e Presidencës, ndërsa ceremonia pritet të zhvillohet në orën 17:00.

Tanimë ka nisur mbërritja e ministrave të rinj.

Kabineti i ri qeveritar ka 14 ministra, shumë më i vogël në numër se kabineti i shkuar i qeverisë “Rama 1”.

Ndërkohë, është zbardhur edhe rendi i ditës i mbledhjes së parë të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ashtu sikurse është paralajmëruar më herët nga vetë Rama, vendimi i parë do të jetë shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut, ku edhe do të ngrihet një komision i posaçëm.

Gjithashtu, do të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike, si dhe dhënia e dy godinave për ngritjen e organeve të reja të Vettingut.

1 komente në “VIDEO/ Gati për betimin, ministrat e rinj të kabinetit “Rama 2” mbërrijnë në Presidencë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    hahahaha,do te ”betohen”[ne allah] te pabeset………………..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje