Agroni i Vlorës? Nuk keni dëgjuar Myslimin e Lushnjes…

14 Shtator 2017, 11:06Politika TEMA

Agron Shehaj është kthyer në njeriun e momentit këto dy ditë, pas fjalimit të tij në parlament.

Por, nuk keni dëgjuar perlat e Myslim Murrizit të Lushnjes.

Më poshtë janë disa pasazhe të fjalimit të tij të mbajtur në Kuvend:

Jemi sot ketu, per te diskutuar sejcili sipas bindjeve, argumentave apo kendveshtrimit te tij, rreth qeverise se re, dhe programit te saj, qe na eshte vene ne dispozicion para tre ditesh nga nje flet-palosje , qe ngjane si kartele pacienti.

Nisur nga çfare keni shkruar aty, por dhe duke degjuar meshen e z Rama ne pjesen e pare te fjales se tij prezantuese,si dhe predikimin e mepasem per nje harmoni fetare, dje mu duk vetja se isha ulur ne kishe dhe jo ne kuvendin e Shqiperise.

E perpara kisha nje ateist te thekur, te konvertuar ne Prift, qe çfare predikoi aty, do ta kishin zili te gjithe KLERIKET SHQIPTARE.

Thashe me vete: kur e degjon çfare predikon, LUM SHQIPTARET, kur e di se çfar ben, MJERE SHQIPTARET”

“Pashe me vemendje sukset tuaja imagjinare qe paskeni arritur kater vitet qe kaluan.

Megjithese , ishin te shumta , un po ndalem ne dy- tre prej tyre.

Se per tu mare me te gjitha, aq shume sa paskeni bere ju, do te duhej nje jave.

Por ju jeni me llampe te kuqe e drita ndezur , sepse padroni do te iki ne amerike, por dhe ju jeni disi te uritur sepse keni gati 4 muaj qe nuk e keni ngjyer gjekundi nga qe u zevendesuat perkohesisht dhe se si ju duket qe te rrini 4 muaj pa ndonje tender apo konçension.

Paskeni patur sukses se i hoqet jollen Shqiperise per drogen kur luftuat Lazaratin, dhe pa dashje ju derdh boja ne te gjithe harten e Shqiperise perveç Lazaratit, e per pasoje Lazarati ngeli si njolle e bardhe, ndersa i gjithe vendin u nxi nga hashashi.

Bile aq shume e nxite vendin nga hashashi, sa pjese te blozes tuaj, kete vitin e fundit kane qerruar europen , dhe aroma e kanabisit u ndje pertej oqeanit, duke bere te mundur qe te zgjoheshin dhe ato ,qe nga kjo arome ishin si te dehur prej 3 vitesh rresht, e gati i kishte kapur nje gjume i thelle

Nga suksesi juaj , ka rreth dy vjet qe njesia matese kilogram per kanabisin, eshte hequr nga fjalori zyrtare i policies”.

“Nuk e di, por qofshit ju qe jeni dhe mos harroni edhe pse jeni ateist shumica, por flisni si meshtare, duhet ta dini mire qe zoti ndeshkon, dhe haramin nuk e ka gezuar askush ne kete dynja.”

“Nuk po flas me per blektorine, se edhe per vaksinat e dermatozes i shperndate me teste partie, bile me duket se kerkuat qe dhe lopet qe do vaksinoheshin te ishin antare te partise se ministrise, ose ndryshe le te ngordhnin.

Edhe kete sukses e quani???

Te pakten Ju z Niko mos i detyroni lopet te ndryshojne parti po kane nevoje per vaksina, por toleroji se nuk e kane emrin ne listen e votuesve.

Megjithese ne fushate ja futet pak partise se ministrise se bujqesise, se dhe ju ndate jo pak lope si peshqesh per votat, por gjoja si kompesim per ato qe kishin ngordhur”.

“A e dini qe kete vit ne pikun e prodhimit te shalqirit, nje kilogram shkoj 30 leke te vjetra, dy here ne pak se kostoja???

Po qe ka rreth dy muaj nga 15 korriku qe nuk eshte eksportuar nga Lushnja asnje kile prodhim bujqesor, dhe gati te gjitha magazinat grumbulluese kane vene kyçin???

Me keto çmime te shalqirit, domates, specit, karotes, laker e lule laker, patates dhe çdo lloj prodhimi tjeter bujqesor qe mbillet ne LUSHNJE, alternativa qe shtrohet sot para fermereve eshte: te mbjelli apo te mos mbjelli fare, sepse po mbolli del me humbje”.

18 komente në “Agroni i Vlorës? Nuk keni dëgjuar Myslimin e Lushnjes…”

  1. Fredi says:

    Ky Murrizi, tere kohen ka qene nje sharlatan. Por ne kete diskutim nuk ka asgje per te qeshur!

    E degjova edhe ate Agron Shehajn, qe fliste per here te pare ne Kuvend. Pavaresisht emovioneve te veta, mu duk nje diskutim i mire.
    Nese ju ben per te qeshur, vertet qe jeni shume semure. Shkoni pini ilacet!

    Kuptuat?

    1. The Punisher says:

      Ilacet ?! Ilac per ate vend eshte nje tsunami i madh. Shikoni si u jane versulur me keto pacavure media duke u munduar per t´i diskretituar gjoja se jane qesharake, Muterit ne parlament i mbajne iso kryetarit. Mut te majtet, mut te djathtet.

    2. Mergimtari says:

      Plotesisht dakord me ty

  2. AMY says:

    komplet nje idiot, si ushtari i mire shveik , o zot !

  3. Kombi says:

    LUSHNJA DUHET TE MBJELLI KUNGUJ SI DEPUTETI .

  4. Kinezi says:

    Bo ca idjoti mjer Lushnja ca ka zgjedhur

  5. Loni says:

    Pse idjot, po thote qe fshataret jane ne halle, po vuajne

  6. bregdetari says:

    O ZOT SHPETXOJE KETE VEND NGA INJORANCA.
    KE DUHET TE HEDHIM NE GJYQ PER PARFAQESIMIN KAQ FOSHNJARAK E IDIOTIZEM.
    PD-ne ? LUL BASHEN ?? BERISHEN ???
    SA MANDATE DEPUTETESH KOTI KA KY PARLAMENT ?
    MIRE QE PO I HEQIM NGA EKRANI DUKE MOS I DEGJUAR PO PARATE QE JA MARRIN QESIM KETIJ VRNDI ???
    HARRAM QUMESHTI I NENES PER ATA QE E KATANDISEN VENDIN NE KETE FARE FEJE.
    TURP.TURP.1000 HERE TURP !!!

  7. tfgs1 says:

    keta jane ”perlat” sunite qe qelbin shqiperine……………..

  8. jim beam says:

    Ka vite qe shume vete mendojne qe gazeta Tema eshte si Zeri i Popullit apo Bashkimi ne kohen e qoftelargut.

    Por keto kohet e fundit ka degraduar komplet. Te pakten Zeri dhe Bashkimi ne ate kohe kishin artikuj inteligjente pavaresisht toneve partiake marksiste – leniniste. Ne fund te fundit, ishte koha.

    Por ta katandisesh gazeten tende ne kete fare feje, kur ke mundesine ta besh si te te doje qefi pa nderhyrjen e Komitetit te Partise apo te Frontit Demokratike, eshte per te ardhur keq.

    fjalimet e ketij sot dhe atij tjetrit dje nuk jane fjalimet me te mira qe mund te degjosh nje parlament, por per ti pershkruar me tallje nuk jane.

    turp per mero bazen.

    1. Zigur Qarri says:

      Te jete kaq e papergjegjshme dhe kaq e pamoralshme “elita” jone politike dhe intelektuale?!

  9. Pronari says:

    Ne se do egzistonte nje sistem I drejte demokratik pozicioni i katundarit Muslim do te ishte blegtor. Vicat dhe qengjat e fshatit Sulzotaj duke shkuar ne shtepine e Tritanit i dhane limos funksione. Tregoju deputeteve se si beje leke kur ishe drejtor tatimesh apo doganash se ku igjete leket qe u bere pjestar ne universitetin privat ku diplomat i shisje si shalqinjte qe permend ne fjalimin tend. Pra Limo si njeriu qe i rendon tokes kot do ta shikoni e degjoni per 4 vjet si peshqesh i kruetarit Lulush. Turp ku ka arritur injoranca i vjen radha lopcarit nga Sulzotaj te japi mend. Lushnja si gjithe qytetet e Shqiperise me shume intelektuale mund te kishte deputet nje njeri me arsimim dhe reputacion . Kesaj I thone rane malet dhe u ngriten halet.

  10. Beni says:

    Qeni leh atje ku ha,keshtu dhe plaku Mere

  11. tomorraku says:

    Ne bujqesi ,i perpara shume vitesh ,,filloi te perhapej ,nji menyre e re dhe e shpejte per te shumezuar kafhet , bimet dhe qe perdoret edhe sot gjeresisht jo vetem ne bujqesi , por edhe tek njerzit .Eshte mire qe ta kene parasysh kete menyre shumezimi , disa udheheqes partish qe po u pakesohet anetaresia , ose te pakten per te shumezuar “ekzemplaret” e rralle ne gjirin e saj.

  12. tomorraku says:

    Ne bujqesi , perpara shume vitesh ,,filloi te perhapej ,nji menyre e re dhe e shpejte per te shumezuar kafshet , bimet dhe qe perdoret edhe sot gjeresisht jo vetem ne bujqesi , por edhe tek njerzit .Eshte mire qe ta kene parasysh kete menyre shumezimi , disa udheheqes partish qe po u pakesohet anetaresia , ose te pakten per te shumezuar “ekzemplaret” e rralle ne gjirin e tyre.

  13. tomorraku says:

    Ne bujqesi , perpara shume vitesh ,,filloi te perhapej klonimi ,nji menyre e re dhe e shpejte per te shumezuar kafshet , bimet dhe qe perdoret edhe sot gjeresisht jo vetem ne bujqesi , por edhe tek njerzit .Eshte mire qe ta kene parasysh kete menyre shumezimi , disa udheheqes partish qe po u pakesohet anetaresia , ose te pakten per te shumezuar “ekzemplaret” e rralle ne gjirin e tyre.

  14. tjetri says:

    pse nuk i nxirni komentet e b.q e temas?

  15. Jugu says:

    Ne fakt deputeti ka folur thjesht dhe ne mbrojtje te qytetareve dhe halleve te tyre. Habi se si gazeta e Meros, qe po ja kalon dhe Zerit te Popullit, e paraqet kaq ironikisht. Fermeret kan hallin e perimeve qe nuk ju shiten dhe jo te fjaleve te bukura te Rames e Meros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje