“Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2017”

14 Shtator 2017, 17:50Ekonomia TEMA
“Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2017”

Sivjet është viti i 14-të I Botimit Kombëtar: “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2017”. 14 vite mund të mos jenë as shumë e as pak, por janë të mjaftueshëm për tu ndjerë të sigurtë në pohimin se tashmë ky Botim ka krijuar traditën e vet. Kohëzgjatja e Botimit na siguron gjithashtu në faktin se ai është i mirëpritur. Pasi nëse do të ishte ndryshe do të kishte ndjekur fatin e të gjitha botimeve të tjera, të cilët janë mbyllur akoma pa u hapur. E kemi edhe një shpjegim për këtë. Ai duhet kërkuar tek misioni ynë, tek dëshira për të realizuar një hierarki reale në botën e biznesit, tek kompetenca për të dalluar e vecuar njerëzit që kanë “produkt”, që kanë vepra, që kanë realitete impresionuese, nga të tjerët që kanë fjalë, por skanë biznes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje