Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë njoftuar bizneset për nisjen e aksionit të ri anti-informalitet.
Brenda datës 25 shtator Tatimet kërkojnë që të bëhet dorëzimi online i të gjithë materialit analitik të inventarëve, në të kundërt gjoba.
Njoftimi i plotë
Në mbështetje të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesit për të dhënë informacion administratës tatimore…”, kërkojmë nga ana juaj depozitimin në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë të Inventarit material analitik të datës 31.08.2017 (lëndë e parë, produkt i gatshëm, mallra për rishitje, prodhim në proces).
Ky informacion duhet të depozitohet pranë Drejtorisë sonë brenda datës 25.09.2017 duke u ngarkuar elektronikisht në sistemin e tatimeve e – filling në rubrikën e Dokumentat e mia, ose në formë shkresore (i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë).
Mosdhënia e informacionit të kërkuar nga administrata tatimore brenda afatit dënohet me gjobë, Neni 126 i Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Inventarët duhet të jenë të detajuar në artikuj, njësi, sasi, çmim, vlerë si dhe të ndarë sipas çdo adrese të ushtrimit të aktivitetet, qoftë kjo magazinë, pikë shitje me shumicë, apo pakicë. Fletët e inventarëve duhet të jenë të nënshkruar në çdo faqe nga administratori i tatimpaguesit dhe të vulosura.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se nga analizat që do të kryhen nga Drejtoria e Kontrollit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë, ju mund të jeni objekt i kontrollit në vend për saktësinë e këtij inventari. Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar pranë grupit të kontrollit do të konsiderohet pengimi i kontrollit i cili dënohet me gjobë sipas Nenit 127 i Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Proceduarat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar”.
Suksese ne punen tuaj per ndertimin e nje shteti me rregulla, per disa subjekte apo individ mund te tingelloj negative ama per shume te tjere eshte pozitive pasi vetem keshtu do mund te trajtohen te gjithe njesoj, ti jeper fund nje here e mire informalitetit qe demton individe apo subjekteve pa perkrahje
A perfshihet edhe hashashi qe eshte ne Inventar ?
Duhet kontrolluar Edhe klienti per faturen, perndryshe nuk do behet gje
aksion me te vertete i rendesishem nga e cila jane sensibilizuar shume qytetare te cilet e konsiderojne te drejte vetem partise demokratike i duket skandaloze se normal i mesuan njerez te punonin ne te zeze i trajtonin bizneset sipas interesit paguanin taksa kush nuk kishte miq, vazhdoni perpara ne rrugen tuaj per te bere shtet
Ministrite e Rames po ngjajne me Komisinin e Planit te Shtetit te Adil Çarcanit.
Kjo eshte nje gje e domosdoshme nqs duam te bejme pjese ne familjen europiane dhe kjo eshte e panegociueshme. Eshte gjeja me bazike qe mund te bejme
Aksioni kunder informalitetit eshte nje nga organizimet me te mira dhe me te drejta te qeverise se ben dhe me te rregullt sistemin.
Duhet patjeter se abuzimi do krijoje nje vakum tjeter per ekonomine.
Nje nga me te nejvoshmet eshte lufta ndaj informalitett dhe lufta ndaj evazionit. Nese duhet te fitojm duhet te paguajme
Ku eshte dhene ky njoftim, nuk e gjej te afishuar tek portali i DPT.
Ek.