Barcelona merr një fitore me shumë vështirësi ndaj Getafes

16 Shtator 2017, 18:18Sport TEMA

Barcelona ka marrë tre pikë me shumë vështirësi në javën e katërt në La Liga.

Katalanasit mposhtën në transfertë skuadrën e Getafes me rezultatin e ngushtë 2-1

Golin e tre pikëve e shënoi mesfushori brazilian, Paulinho, në minutën e 84-të.

Ndërsa golin tjetër për Barcelonën e shënoi Denis Suarez në minutën e 62-të, kurse golin e  vetëm për vendasit e realizoi Gaku Shibasaki në minutën e 39-të.

Kjo është një fitore me shije të hidhur për Barcelonë, pasi humbi Ousmane Dembele, i cili u largua nga loja në minutën e 29-të për shkak të problemeve muskulore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje