“Lehjet” nuk janë opozitarizëm por “qenizëm”!

16 Shtator 2017, 19:02Blog TEMA

Nga Anri Bala

Si gazetar, nuk është e vështirë të shohësh parlamentin të kthyer në normalitet, sidomos kur je detyruar për katër vite me radhë të ndjekësh disa klloun, që nuk të bënin aspak për të qeshur, por vetëm se të provokonin sekëlldi në stomak! Të duhej një javë e plotë, trajtime intensive për të mbledhur stomakun, ushtrime për trurin dhe trupin, e disa orë seanca te psikologu, deri sa të afrohej “shfaqja” e radhës, që të kthente edhe njëherë aty ku e nise. Kjo vazhdoi për katër vite, çdo javë dhe ndjeheshe i lehtësuar e i qetësuar, vetëm nëse kllounët mungonin në “arenë”.

Katër vite nuk janë pak…! Janë një kalvar i gjatë “vuajtjesh”, të bëra dhuratë-pengu prej “këmboraxhiut” të Presidencës, i cili dikur kryetar Kuvendi, argëtohej me shokët për fatet e vendit dhe nga “dashuria” që ndjente për mikun e krimeve të bëra në “bashkëpunim”, i dha të drejtën në kundërshtim me çdo  ligj e rregull, të fliste sa të donte, pa pushim, duke e kthyer parlamentin në një arenë cirku, ku sigurisht grupi i “kllounëve” mbulonte pjesën më të madhe të shfaqjes. E gjithë kjo, ishte një strategji, që do të përmbushte një qëllim, me anë të zhurmës, përbaltjes, ulurimave dhe fërshkëllimave: Ky vend të mos kishte normalitet!

Fjalimet pa fund të Berishës, nuk ishin gjë tjetër, veçse një “dhuratë” e fundit nga Meta, i cili siç ka deklaruar disa herë , si burrë “besali”, donte t’i kthente nderin “pikës së tij të dobët”, duke sajuar një formë debati të shëmtuar dhe djallëzore… për ta ndihmuar. Ish-kryeministrit të rrëzuar përgjithmonë dhe kontigjent i drejtësisë, i’u dha mundësia që përmes fjalimeve pa asnjë kufi dhe moral, të pastronte sa të mundte… figurën e tij!

E detyrueshme për Metën, pasi për nderin e madh që i kishte bërë  ai, ishte më e pakta që mund të bënte për “engjëllin” e tij mbrojtës, pasi i shpëtoi “kokën” në Janarin e ftohtë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë në bulevard, në ngjarjen më të trishtë që kaluan shqiptarët, që pas vitit 1997.

Në fakt, tmerroheshe kur shihje Berishën të mbante fjalime mbi histori e bëma, si një tentativë e deshpëruar për të na bindur, se ai ishte aty edhe më i fuqishëm, megjithëse quhej “ish”. Për këtë, i kishin dhënë kohë të shante e të hante, e sigurisht edhe të shkëmbente batuta pafund, që shoqëroheshin me të qeshura e duartrokitje nga publiku i partisë. Njëkohësisht, përcilleshin me urrejtje nga njerëzit me arsye, nga ata njerëz që e quanin fyerje deri në palcë, lejimin e “ish-it” të fliste si hero dhe që krimet e tij, t’i quante trimërira dhe vlera!

Fatkeqësi për ata që e përkrahnin, që nuk donin ta kuptonin, ose bënin sikur nuk e kuptonin, se Marshalli po degradonte, e po kthehej çdo ditë e më shumë në vendin e krimit, sepse halucinacionet e bënin t’i dukeshin viktimat fajtorë.

Nga zotëria i “frikës dhe i vuajtjeve”, Marshalli po tentonte të “makijazhonte” figurën e tij duke u bërë karizmatike, me më të mirën e një gjyshi për të ardhur keq, e një plaku të urtë e të butë, që digjej për fatet e vendit… që i vuri flakën vetë!

Çfarë bëri në realitet “bamirësi”, kryetari i parlamentit dhe beniamini i tij?! A u pastruan duke fërkuar njëri-tjetrin, apo u sterrosën edhe më shumë, e sot nuk ka furçë teli që i pastron?!

Natyrisht që diçka bënë:

1- Kthyen parlamentin në një vend, ku ato që dëgjoje dhe shikoje nga të zgjedhurit e “partisë popull” në “sallënstallë”, do t’i linin gojëhapur edhe horrat e rrugëve.

2- Lan në sallë një sëmundje të keqe, atë të karrigehumbësit, që opozitarizmin e bëjnë me “lehje” duke e kthyer në qenizëm.

3- Nisën aksionin për të djegur përsëri vendin. Por, po presin me drithërimë dhe tmerr, të shikojnë se sa e madhe do të jetë flaka e zjarrit, që do përfshijë vilat e sarajet e tyre.

Gjyshi për të ardhur keq, vazhdon ende t’i tundë këmborët rrugëve i vetmuar e pa përkrahje. I frikësuar, ka marrë në dorë “flamurin e bardhë” , duke arritur të dorëzohet edhe para  Bashës, njeriut që e rriti dhe e promovoi, duke e bërë bashkëpuntorë në krimet shtetërore të ndodhura në këtë vend, gjatë kohës së uzurpimit të pushtetit nga ana e tyre.

Ndërsa “bamirësi” dhe njerëzit e tij, kanë marrë “flamurin e zi të piratëve”, duke kercënuar me opozitarizëm “të tmerrshëm”! Si një forcë regresive e këtij vendi dhe humbësja kryesore e të “mirave” të pushtetit në kurriz të shqiptarëve, partia “forcë e fundit”, nuk mundi ta duroj dot dhimbjen dhe rrjedhimisht ka dalë jashtë realitetit, kohës dhe vendit nga vjen.

Është vërtet i pabesueshëm ky mutacion, që u ndodh vetëm politikanëve shqiptarë!

16 komente në ““Lehjet” nuk janë opozitarizëm por “qenizëm”!”

  1. Ding says:

    Po flet sikur ja ke ngren mutin Sales kur ka ngren fasule ! Shko te varri i xhaxhit e beri lutje te ngritet se ju jeni bijt e bijat e ti komunist muti- jam i sigurt qe edhe fotot ja mbani ne shtepi Enverit me Te birin e tij Edvinit bythqir

  2. Joti says:

    O Bala!
    Po Rama ?!
    Asnje gabim s’ka?!
    Apo nuk kafshon doren e tet zoti ti?!

  3. bekimi says:

    SHUME SHUME E DREJTE!!!!!!

  4. lato says:

    Ky leshim zagaresh ne parlament,qe Meta i NDERSENTE Rames,e beri popullin ti jape socialisteve 74 deputete..Kjo cfaqje me leshim qensh,do tja coje partine ne fund te kembeve,qe ne zgjedhjet lokale.Ne krye te parlamentit eshte nje LAB safi nga Progonati.E quajne Gramoz Ruci.Atje dine si ta hedhin tufen ne krahe,pa u ndier qente fare.
    Progonat e Salari
    zanati Cobaneri
    tufat me dhen e me dhi
    balua sa nje ari
    Merri Mero keto vargje,se vec gjyshit tim me poture,nuk i dinte njeri .

  5. DRENICA E KUQE says:

    Po te ishte gjalle Shopenhaueri, nuk do te dinte ta fyente me rende e me zi qenin e tij sesa kur do ta quante Lul a Sali!!!…

    DRENICA E KUQE

  6. Koba says:

    Te lumte Pena Z.Bala.Keni shprehur gjithcka qe ndjejme dhe ne si popull i thjeshte..Po Drejtesia nuk duhet te vonoje.Politikanet e Ndyre te tipit te Sali Gerdecit dhe Like Floririt duhet te marrin denimin e merituar.Te dorezohen pa kushte para Drejtesise dhe tu merren te gjitha pasurite e perfituara paligjeshmerisht ,me grabitje,falsifikime,vjedhje ,shperdorime e te tjera te keqia qe nuk i mban dot asnje lloj KANDARI.

  7. Koba says:

    Te lumte Pena Z.Bala.Keni shprehur gjithcka qe ndjejme dhe ne si popull i thjeshte..Po Drejtesia nuk duhet te vonoje.Politikanet e Ndyre te tipit te Sali Gerdecit dhe Like Floririt duhet te marrin denimin e merituar.Te dorezohen pa kushte para Drejtesise dhe tu merren te gjitha pasurite e perfituara paligjeshmerisht ,me grabitje,falsifikime,vjedhje ,shperdorime e te tjera te keqia qe nuk i mban dot asnje lloj KANDARI.
    Po cfare ke mo Z.Moderator.A te dhimsen Zagaret e Lartpermendur?

  8. vaso says:

    Nje njeri me horizont,kulture dhe edukate nuk vendos te tilla fjale ne shkrimin e tij,aq me teper ne titull.

  9. vaso says:

    Nje njeri me horizont,kulture dhe edukate nuk vendos te tilla fjale ne shkrimin e tij,aq me teper ne titull.
    Per ty eshte sekelldi,per mua dhe shume te tjere kenaqesi te degjosh DOKTORIN.Nuk do jemi te gjithe ne nje ane.

  10. Capi dhia says:

    Bukur, mire, drejt dhe therese per melcingrenesit e Shqiperise.

  11. Ylli says:

    Ky Anri me duket si versioni mashkull i Mira Kazhanit.
    Eshte i ndjeshem ndaj lehjeve.Si majtist tipik sharlatan dhe palaco ,nuk ka fare turp te bej sikur nuk kupton cka ndodhur ose ndosh ne krahun e tij te majte
    Kur ishte ne opozite PS ,kishte nje tufe me xhuxha qe mbronin Borebardhen Rama.I pari dilte Erion Brace i cili lehnte ndyrshem.Me vone dilte Sajmir Tahiri i cili lehte ethshem.E vazhdonte Taulant Balla qe lehnte trashe.Nuk vononte Eduard Shalsi i cili sforcohej qe te lehnte ,por stononte.Zanatin e lehjes e vazhdonte Vali Leskaj ,nje lehje e imponuar nga kryetari.Rralle por eger lehnte Tom Doshi ,qe si peshe e rende lihnte nga vendi.Lehje qesharake dhe bezdisese kishte Beqaj.Kishte dhe nga ata qe ngaterronin lehjen me pelliten ,dhe kjo ndodhte kur fliste Sadri Abazi ose Paulin Sterkaj.Lehje te tipit ciuahua ,kishte Olta Xhacka apo ajo Dallandyeshja etj etj
    Keshtu qe kur flet per lehjen o Anri Kazhani ,kerko te krahu jot ,aty ku jo vetem gjen veten ,por edhe lehjen si ves dhe virtyt.

    1. shaqo says:

      U tmerrove se te hupi Saliu e Meta e i kthehesh Anrit. Qenke me nder…. Dashke vetem zjarr e lluce si nga vendlindja.

  12. Nuri says:

    Saliu eshte qen.. tradhetare me i rezikshem qe ka pasur kombi shqiptar. Ai shkaterroi cdo gje shwiptare . Vetem nuk i shkoi qe te nise lufte veri dhe jug se mjaft ka pasur deshire. Ai duhet demaskuar publikisht dhe te burgoset me krejt familjen dhe ti konfiskohet pasuria qe ka vjedhur

  13. Labi says:

    Me parlament me ne fund po vendoset rregull.bravo z.ruci ,jepi drejtim ,se populli ju ka zgjedhur per Te bere zap hajdutet,vrasesit,dhe delenxhijte.urime populli do t,ju votoje edhe me 2021 po na perfaqesuat me dinjitet.

  14. Persekutari says:

    Politikani me i ndyre shqiptar sali berisha i lidhur me turkosllavogrekt shet nenen e vet per lek dhe pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje