Manchester City ka shkatërruar në transfertë skuadrën e Watfordin, ku lojtari që shkëlqeu ishte bomberi argjentinas Sergio Aguero.
Edhe në këtë takim skuadra e drejtuar nga tekniku, Pep Guardiola, tregoi një formë të jashtëzakonshme duke fituar me rezultatin e thellë në transfertë 6-0.
Sergio Aguero ishte autori i tre golave për City-n në këtë takim, ndërsa autorët e tjerë ishin, Nicolas Otamendi dhe Sterling.
Një sukses i merituar për Manchesterin që ngjitet në vendin e parë me 13 pikë.
Ndërkohë, Liverpooli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Burnley në “Anfield Road”.
Fillimisht Burnley kaloi në epërsi ndaj “Të Kuqve” në minutën e 26-të, por tre minuta më vonë, Salah barazoi gjithçka.
Pavarësisht tentimeve në pjesën e dytë, rezultati mbeti ai i minutës së 29’të.
Ky është barazimi i dytë i Liverpoolit në pesë ndeshje në Premierligë.
Rezultatet e Premier League.
Crystal Palace 0-1 Southampton
Huddersfield 1-1 Leicester
Liverpool 1-1 Burnley
Newcastle 2-1 Stoke City
Watford 0-6 Manchester City
West Brom 0-0 West Ham