Ish-zyrtari i lartë amerikan "ultimatum" Beogradit: Serbia të njohë Kosovën

17 Shtator 2017, 23:20Rajoni TEMA

Ish i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, në fundin e viteve 1990, James Pardew foli për ‘Zëri i Amerikës’ mbi sfidat me të cilat po përballet rajoni, si dialogu Kosovë-Serbi, zbatimi i marrëveshjes se Ohrit në Maqedoni dhe ndikimin rus në Ballkan. Negociatat ai i sheh si pozitive, por theksin e ve tek njohja e pavarsisë së Kosovës nga Beogradi.

“Bisedimet janë gjithmonë të mira, por ajo që ka rëndësi është se për çfarë arrihet dakortësia dhe çfarë zbatohet konkretisht. Në qendër të tyre është njohja e Kosovës nga Serbia. Kjo do t’i lejonte të dyja vendeve të lëvizin përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në NATO”, tha Pardew.

Serbia, sipas ambasadorit, duhet të heqë dorë nga provokimi për të nxitur përçarje etnike, për qëllime politike dhe ta kuptojë se e ardhmja e rajonit është tek bashkëpunimi dhe demokracia.

“E ardhmja e rajonit nuk janë grindjet rreth sovranitetit ose çështjeve të tjera. Pra në thelb, këto bisedime janë rreth pranimit të Bosnjës, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, në Bashkimin Evropian. Për realizimin e kësaj, duhet njohja e Kosovës nga Serbia. Nuk mund të lesh një vende jashtë dhe të pranosh tjetrin”, u shpreh ish diplomati amerikan.

Të gjitha çështjet mes vendeve të Ballkanit duhet të zgjidhen para se ato të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, vazhdon ambasadori. Pardew ishte i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në bisedimet që çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kujtimet e tij nga rajoni, ai i ka përmbledhur në librin “Paqja: Udhëheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit në Ballkan”, i cili do të hidhet në treg janarin e vitit që vjen.

1 komente në “Ish-zyrtari i lartë amerikan “ultimatum” Beogradit: Serbia të njohë Kosovën”

  1. Shqiptar says:

    Ish dmth sot shkruan ndonje artikull per te bere ndonje lek. Per Kosoven dhe Shqiperine e Serbine as po ia ndjen njeriu verrtet ne perendim kur te gjithe kane problemet e tyre per te zgjidhur.
    Por Meros i duket sikur dielli vertitet rreth Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje