VIDEO/ Ju gjetën në makinë 11 mijë € të falsifikuara, pranga 3 shtetasve

17 Shtator 2017, 09:28Kronika TEMA

Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit  “KËMBYESIT” ka  sekuestruar 11.000 Euro të dyshuara të falsifikuara si dhe ka vënë në prnga tre persona.

Të arrestuarit janë:

D, 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”

Rr, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.

M, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.

Menjëherë me marjen e informacionit, janë organizuar shërbimet dhe në afërsi të fshatit Gostimë, është ndaluar mjeti tip “Peugeot” me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur.

Grupi hetimor, gjatë kontrollit personal, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje