Legjenda e Juventusit, dhe sulmuesi që ka shënuar më shumë në historinë e bardhezinjve, Alessandro Del Piero ka bërë një analizë për formën që po kalon Dybala gjatë këtij sezoni. Ish-bomberi italian është shprehur se argjentinasi po bën gjëra të mëdha me “Zonjën”.
“Dybala është një lojtar më i mirë se në sezonin e kaluar. Nuk ka sens që ta krahasojmë me Messin për më shumë se një motiv, sepse ai dëshiron që të ndjekë një rrugëtim të tijin.
Nuk duhet të shohë drejt një futbollisti që lind njëherë në 30 apo 40 vjet, që në çdo ndeshje shënon gol dhe vendos ndeshjet. Nuk është për momentin i tillë Dybala, por nëse vazhdon kështu pas një ose dy vitesh, përse jo?
Këshilla ime është që të përmirësohet dhe që sot po e bën. Nuk janë vetëm numrat e golave, por kualiteti i golave, si ai është brenda Juventusit. Si e interpreton lojën, dhe ka një tjetër hap sot si fizikisht, mentalisht. Goli i dytë është një gol që lind nga mendja, nga instinkti. Ai është një lojtar që di të bëjë gjënë e duhur në momentin e duhur. Është në një formë të jashtëzakonshme”, u shpreh Del Piero për Sky Sport.