Zyra e kryeministrit të Kosovës e ka dënuar si ofendues një film dokumentar serb që sulmon kërkesën e Prishtinës për t’iu bashkuar organit kulturor të Kombeve të Bashkuara, UNESCO-s.
Nga Enver Robelli
Autoritetet e Kosovës e kanë dënuar një film të ri, të prodhuar nën sponsorizimin e qeverisë serbe, që sulmon kërkesën e Prishtinës për t’iu bashkuar UNESCO-s.
Zyra e kryeministrit, filmin «Një moment në civilizim»e quajti një gjest ofendues, i krijuar posaçërisht për të dëmtuar përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organit të OKB-së.
«Shfaqja e një filmi dokumentar me përmbajtje fyese për Kosovën përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s në Paris është pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të denigruar shtetin e Kosovës», tha të dielën zyra e kryeministrit.
Filmi, i shfaqur në Qendrën Kulturore Serbe të premten në Paris, fokusohet në trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë – dhe trajtimin e kësaj trashëgimie nga ana e Kosovës – si pjesë e një fushate më të gjerë për të mos e lejuar Kosovën t’i bashkohet UNESCO-s.
Teksa, zyra e qeverisë serbe për Kosovën mbështeti xhirimin e dokumentarit, zyra e kryeministrit të Kosovës kundërshtoi gjithashtu idenë që monumentet dhe kishat serbe në Kosovë ishin pronë serbe.
«Ndërtesat fetare dhe kulturore në Kosovë janë pjesë e trashëgimisë së vendit dhe nuk mund të tjetërsohen. Ato i përkasin shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Vetëm qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë të drejtë të vendosin mbi pronën e Kosovës», thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.
Pasi nuk arriti të merrte vota të mjaftueshme nga vendet anëtare të UNESCO-s për t’u bashkuar në 2015, qeveria e Kosovës po bën përgatitjet për një kërkesë të mundshme të dytë këtë vit.
Megjithatë, Serbia kundërshton të gjitha lëvizjet e Kosovës, pavarësinë e të cilës nuk e njeh, për t’iu bashkuar organeve ndërkombëtare.
Kisha Ortodokse Serbe pretendon se 176 manastire dhe kisha janë djegur ose shkatërruar në Kosovë që kur Serbia u detyrua të tërhiqej nga provinca e atëhershme në vitin 1999.
Shumë prej këtyre sulmeve ndodhën në trazirat e marsit 2004, kur rreth 30 kisha u dogjën në trazirat kundër serbëve.
Që atëherë, mbrojtja e kishave dhe manastireve ortodokse ka kaluar nga paqeruajtësit e NATO-s tek policia e Kosovës.
Megjithatë, shumë në komunitetin serb ankohen se monumentet e tyre kulturore dhe fetare nuk janë në duar të sigurta.
Kreu i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, e quajti reagimin armiqësor nga Prishtina «çmimin e parë të madh» për filmin.
«Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte që tregojnë të vërtetën rreth trashëgimisë tonë në Kosovë», tha Gjuriqi për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Tanjug, duke uruar ekipin që e realizoi filmin.
Producenti dhe autori i filmit, Boris Malagurski, njihet në Serbi për fushatën e tij #JoKosovëUnesco.
Ai shkroi në Twitter në reagim ndaj debatit se ai «do të organizojë që filmi të shfaqet në burg» për kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu referuar pretendimit të Serbisë se ish-lideri guerilas Haradinaj është një kriminel lufte.
Derisa ju flini gjume ata gjejne shesh e bejne pershesh pse kosova nuk tregon se kush eshte shteti Serb cfare ka bere ne shekuj dhe kush eshte mentaliteti i tij …..
E kane fajin Serbet dhe jo Shqiptaret qe hane koken e njeri tjetrit. Asnje njohje per shume vite tregon qe Serbia e do me shume Kosoven se sa vete Kosovaret atje.