Nis modernizimi i Partisë Demokratike, Basha takon drejtorin e një fondacioni në Shqipëri: Do të bashkëpunojm me të

20 Shtator 2017, 16:59Politika TEMA

Partia Demokratike ka njoftuar se ka filluar për reformimin dhe modernizimin e saj. 

Nisur nga takimi që kryedemokrati Basha ka pasur me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Walter Gloss, PD thotë se me bashkëpunimin e tij do të arrihet shpejt modernizimi i plotë.

Më tej, mësohet nga zyra e shtypit se Partia Demokratike dhe Fondacionit Konrad Adenauer do të bashkëpunojnë për të thithur ekspertizën gjermane

Njoftimi i plotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, z.Walter Gloss. Takimi kishte si qëllim bashkëpunimin dhe ekspertizën gjermane në hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit, si dhe për reformimin e modernizimin e Partisë Demokratike.

Dje grupi parlamentar demokrat vendosi ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga nënkryetari, Enkelejd Alibeaj, për hartimin e një projektligji për ndalimin e simboleve të komunizmit. Z. Gloss shprehu angazhimin e Fondacionit Konrad Adenauer për të ndihmuar këtë iniciativë ligjvënëse të Partisë Demokratike. Kryetari Basha vuri në dukje se Partia Demokratike do të ndërmarrë një proces të gjerë konsultimi dhe bashkëbisedimi me të përndjekurit politikë dhe të gjithë faktorët shoqërorë për të pasqyruar shqetësimet dhe sugjerimet e tyre në këtë projektligj.

Partia Demokratike dhe Fondacionit Konrad Adenauer do të bashkëpunojnë për të thithur ekspertizën gjermane edhe në procesin e modernizimit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike do të nisë një proces analize dhe konsultimi me anëtarësinë për ti paraprirë ndryshimeve statutore që do të mundësojnë rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje.

 

3 komente në “Nis modernizimi i Partisë Demokratike, Basha takon drejtorin e një fondacioni në Shqipëri: Do të bashkëpunojm me të”

  1. shushica says:

    Injoranca totale e nje personazhi qe ka studjuar jashte….Nuk eshte problem modernizimi me nje ligj kunder simboleve,,,,Problemi eshte se PD nuk ka qene asnjejere nje parti me ide ,program dhe synime demokratike ….E lindur ne nje moment ndryshimesh ,ajo ,nen Sali Berishen u shndrrua ne nje grumbull njerezish heterogjene ,ku benin pjese nga idealiste liberale ,ish te pereskutuar ,te rinj pro perendimore ,arriviste ish komuniste ,pinjolle te bashkepunetoreve te okupatoreve ,retrograde anadollake ….si dhe aventuriere ne kerkim te parase…Drejtimi anarkofashist dhe primitiv i Berishes ,i cili nuk ka fituar kurre zgjedhjet ,por i ka vjedhur me perkrahjen e te djathtes perendimore,e ka bere kete Parti t fosilizohrt ne nje grusht njerezish qe kane objektiv vetem interesat ,fitimin ,pushtetin….Prandaj PD nuk mund te modernizohet ,ajo ka vetem nje rruge …rithemelim mbi baza moderne …Kete nuk mund ta beje askush ..as brenda PD …as edhe te menjanuarit ….Kete mund ta realizoje vetem nje grup i ri njerezish ,te hapur ,moderne ,liberale sociale ,te perkrahur nga intelektuale dhe biznesmene te rinj qe jane rritur me pune ,me aftesi dhe jo me bashkepunim me pushtetin …Vetem me ide te wendres se djathte europiane ,te cilat ,perveç ndonjerit ,ne PD e sotme nuk i manifeston kush ,mund te behet dicka serioze.,duke perpara dhe jo prapa…Ideja se me nje ligj per te kaluaren komuniste mund te modernizohesh eshte donkishoteske ,por edhe regresive ,djathtiste ekstreme …Gjermani ,,,e di shume mire se Linke ne Gjermani ….por rdhe socialdemokratet gjermane jane me te majte se PS e Rames….Prandaj kthehuni ne jeten reale ,mjaft me prrralla…

  2. Azio says:

    Jo fondacion apo te tjera mjete te perdore PD nuk ka burre nene ta vere ne binare ate,ne ategjendje qe eshte katandis pd
    Ajo eshte bere per tu qare me llahinga.

    Vajmedet per Pd

  3. emigranti says:

    Shume vone dhe shume pak.
    P.D. ka ne fakt vetem emrin demokratike.
    Modernizimi I saj arrihet me ristrukturimin e saj te plote, me rregulla te qarta perfshi doreheqjen, jo shef kuadri qe emeron qe nga deputetet e deri tek punonjesit e administrates kur kthehet ne pushtet.
    Por kjo nuk mund te realizohet nga Basha apo nga te kllonuarit e tjere qe drejtojne P.D., te cilit Berisha ja la P.D. ” te paster ” nga demokratet, duke u krijuar mundesi servileve te ngjiten ne karriere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje