Mbetjet bashkojnë PD-në dhe LSI-në: Të shprehet populli...

20 Shtator 2017, 13:19Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se përfundimisht LSI është kundër importit të mbetjeve dhe se zgjidhja e vetme për t’i thënë “Jo” ligjit të mbetjeve, është referendumi.

Gjatë një bisedimi me gazetarët, Vasili ju bashkua mendimit të Partsë Demokratike ku shtoi se Rama pavarësisht se shpenzoi orë të tëra nuk arriti të bindë popullin.

“E vetmja zgjidhje mbetet që të flasë populli, të sjellin referendumin popullor dhe të shprehet vetë populli për këtë. Të kemi referendum popullor, se të këqijat e këtij ligji, sidomos në aspektin shëndetësor, janë të mëdha. Vullneti popullor është ai që duhet të zgjedhë pasi ka dëgjuar të gjitha argumentat”, tha Vasili.

E votuat ligjin, por pse nuk ratë dakord me PD-në që atëherë?

“Votimi ishte në kushtet e një besimi të plotë, nuk e udhëhiqnim ne procesin, por komisioni i PS. Na siguruan se ky proces ishte shteruar. Unë kam pasur rezervat e mia. Unë propozova amendament për të vrojtuar këtë proces. Ne garantuam bashkë me kryetarin e asaj kohe Ilir Meta që në kushte të tjera këtë nismë nuk do ta mbështesnim,” tha Vasili.

2 komente në “Mbetjet bashkojnë PD-në dhe LSI-në: Të shprehet populli…”

  1. shoku says:

    Fuzioni PD-LSI çfare gjeneron?

  2. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim,(sic jam shprehur edhe me pare per te njejtin problem), do te jete katastrfe per mjedisin dhe per vete shendetin e Shqiptareve importimi dhe perpunimi i mbetjeve te plehrave ne Shqiperi. Pa paragjykime politike ky problem duhet te shtrohet ne nje referendum te gjere mbarepopullor ku do te jene vete Shqiptaret qe do te vendosin per kete problem shume te madh qe lidhet me ekologjine e Shqiperise .

    Mihallaq Furxhi
    USA
    DEMOCRATIC NATIONAL COMMITTEE MEMBER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje