Nuk e kam takuar kurrë Sokol Olldashin, kështu që nuk kam biseduar kurrë me të. I shkrova vetëm një herë, kur filloi komedia zgjedhore për shefin e ri të PD-së dhe i kujtoja vargjet e Majakovskit, “ njëshi zero e fyl..”, duke ia përshtatur se Njëshi i sotëm, që ka ende në krye të partisë së tij, ndryshe nga poeti rus, “ të bën zero e hiç”. Gati njëzet vite pluralizëm kishin dëshmuar se cilido, edhe nëse do të ishte grup i njohur, do i dilte para Njëshit demokrat, ai e bënte të paqenë dhe duhej të kishte kujdes kokën. Një zot e di se si kishte shpëtuar dikur Eduard Selami, që edhe pse kishte fatin të mbijetonte, ëndrrat iu thyen dhe bashkë me to, si duket edhe më shumë se kaq. Nuk e kishte patur këtë fat Azem Hajdari, që guxoi në një çast të fliste kokë më kokë me plakun e Haklajve dhe t’i përbetohej se njeriu që i kishte vrarë djalin e tij, Shkëlqimin, ndodhej një kat më sipër, duke i treguar me gisht zyrën e Berishës dhe duke i dhënë një kasetë , ku dallohej zëri i çjerrë i shefit që e kërkonte “ gjallë a vdekur” njërin nga Haklajt që do të vritej i pari. Të tjerë nuk kishin guxuar.
I pari që do të guxonte do të ishte Olldashi. Me mendimin se po i kundërvihej jo vetë atij, por sozisë së tij,ai , si duket, kishte marrë parasysh gjithçka dhe i ishte futur një gare që e kishte ditur se mund të fitohej në struktura, por jo në votimin e sajuar “një njeri, një votë”, ku vota ishte e personalizuar dhe kur pas hijes së një njeriu qesharak në sjelljet e tij dendy, por i përbindshëm në zhvatjen e shtetit, qëndronte Njëshi, i cili përmbyste gjithçka.
Nuk është temë e kësaj analize përse Berisha zgjodhi Bashën në vend të Olldashit. Janë thënë shumë gjëra për këtë zgjedhje, që nga lidhjet e tij, Bashës, me vajzën e Berishës në Kosovë, grupi i Kosovës u transferua më pas thuajse i gjithi në PD, nga bindja e verbër e Bashës ndaj shefit dhe parrezishmëria e familjes me ardhjen e tij në krye të SHQUP-asve, bizneset e përbashkëta ku i kishte futur Fazlliçi, e deri tek sinjali i dhënë nga shërbimet jashtë Shqipërisë për këtë zgjedhje politike.
Olldashi ishte njeriu që e dinte humbjen, megjithatë iu fut një përplasje, ndoshta edhe me mendimin se në këtë përballje, edhe pse nuk mund të fitonte gjithçka, të paktën të mos i humbisnin të gjitha.
Në fakt, me largimin e tij, janë humbur të gjitha. Gara qesharake mes Bashës e Selamit, ku i dyti ndoshta edhe vetë ka votuar për rivalin e tij, dëshmoi se tani, më shumë se kurrë më parë, e gjithë ajo strukturë politike është kthyer në një brum politik, që mund të përdridhet si e sa herë të duash.
Kjo për një fakt të vetëm: PD-ja nuk ka më “Olldashë”, ajo ka vetëm të frustuar, mediokër politikë, njerëz që, pasi kanë bërë para, mendojnë se përmes politikës mund të ruajnë paratë e tyre, të paktë kanë personalitetin e tyre ku mund të shfaqin vlera dhe tek të cilët kundërshtimi ndaj një ideje, mendimi a vizioni politik, është temë tabu.
Jashtë elitës së saj drejtuese kanë betuar disa emra të njohur: Topalli, Patozi, Bode, Ruli,Imami, Bregu – e njëjta histori kur mbeteshin jashtë saj Çeka, Zogaj, Mustafaj, Teta, Meksi, përsëri Imami, në fakt të leçiturit dhe të dëbuarit janë më të shumtë se të ardhurit.
Përse mendoj se PD-së i mungon Olldashi?
Nuk e kam fjalën thjesht për Sokol Olldashin. Si shkrova më sipër, nuk e kam njohur, nuk kam folur kurrë me të, i kam shkruar një herë të vetme dhe kam marrë një përgjigje të shkurtër, ndoshta nga stafi i tij, sepse ishte krejt e zakonshme, rutinë e përditshme.
Sokol Olldashi, si figurë politike kishte më shumë dinjitet se sa rivali i tij, Basha. Kjo as që mund të diskutohet, por, po ashtu, kishte edhe më shumë dinamizëm dhe e ndjente nevojën e përplasjeve. Si ministër i Punëve të Brendshme ishte përplasur fort me disa nga bandat e Shqipërisë së Mesme, por nuk e kishin lënë të bënte më tutje. Ishte njeri i besuar i shefit të tij, por, si duket, besnikërinë ndaj një njeriu nuk e kishte në gjak.
Ka disa ditë, më saktë, që kur mbetën jashtë listave të deputetëve, një pjesë e të “mërguarve” politikë të PD-së, kanë mprehur shpatën dhe po bëjnë kërdinë kundër politikës së ndjekur nga Basha dhe ndaj atij vetë. Nuk them se nuk kanë të drejtë, në atë që shkruajnë dhe që thonë, bile ata dëshmojnë tepër pak, pasi dinë shumë më tepër, por janë të vonuar. Tepër të vonuar. Jashtëzakonisht.
Që në fillimin e vitit 2005 ata e kanë brenda vetes fenomenin “Basha”, që do të thotë transplantimin politik të një njeriu nga askush në gjithkush. Njeriu i panjohur, befas u bë zëdhënësi politik i një fushate, drejtuesi i një formacioni shpresëdhënës, formësuar nga të rinj, që veç emrit nuk kishte më pas asgjë të mirë. Ai u bë tri herë ministër. Herën e parë vodhi qindra milionë euro dhe nuk vajti as në gjyq, dosja e prokurorisë që shkonte pasdite në gjykatë, në mëngjes gjendej përsëri e hedhur në dyert e prokurorisë. Herën e dytë nënshkroi marrëveshjen e turpshme, dhe jo vetëm të turpshme, të dhurimit të detit shqiptar, ndërsa herën e tretë ishte pjesë e vrasjes së katërfishtë në mesin e bulevardit të Tiranës. Asnjëri nga opozitarët e sotëm të opozitës, pra të dëbuarit, pasi Basha i dëboi me kamzhikun e pushtetit që i dha Berisha, asaj kohe, jo vetëm që nuk thanë një fjalë të vetme, por e mbështetën, vrapuan në studio televizive, dhanë intervista, ngritën zërin në parlament, i rrahën shpatullat, e fshehën lakminë e tyre për djathin që u bë pushtetar, por ama i shkuan nga pas si manarët e politikës.
Mungoi dhe vazhdon të mungojë zëri i njeriut të politikës që thotë mendimin e tij në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me seriozitetin e duhur. Nëse Olldashi kishte të paktën meritën që u fut në një garë denjësisht, megjithëse e dinte vazhdimin, këto të sotmit as nuk mendojnë se mund të kenë një mendim ndryshe, se mund të lëvizin nga rruga e dhënë prej shefit të tyre. Edhe ata që sot janë të pranishëm në studioi televizive, si grupi anti-Bashë, në fakt janë të djeshmit që nuk kishin një zë të tyre, vetjak, sido që të ishte, por ama i ndryshëm.
Olldashi nuk ishte një fenomen, ama kishte meritën që në një çast gjeti forcë të rebelohej, megjithëse e pagoi shumë shtrenjtë rebelimin e tij. Ai u bë një përjashtim nga rregulli që sundon edhe sot në forcën ku ai ishte pjesë e politikës dhe, si duket, do të jetë njëri nga përjashtimet e pakta. Të sotmit duket sikur janë vazhdim i tij, kurse në fakt janë vetëm hija që ai, jo si njeri, por si koncept politik, la pas vetes.
Nuk është fjala për mungesën e një njeriu, në këtë rast të Olldashit. Është për më tepër se kaq. Një opozitë që mbijetoi vitin 1997 nga mëshira budallaqe e socialistëve të djeshëm, kur duhej të nxirrej jashtë ligjit si forca politike që përgatiti vëllavrasjen dhe luftën mes veriut dhe jugut, si duket, edhe sot e kësaj dite, nuk do të ketë luksin të ketë brenda vetes forcën e një mendimi ndryshe, dhe, do të jetë kohë e largët kur mund të mund të ndodhë kjo.
Loja e tashme politike mes Berishës dhe Bashës është diçka që të ndjell të vjelltë. Njeriu i plotfuqishëm, hija e të cilit bën gjëmën ose të hap portat e parasë, duke u shfaqur si i jashtëm aty ku është i plotfuqishëm, paralajmëron të tjerët se duhet të sillen si ai, por me ndryshimin që kritikat e pambukta mund të jenë vetëm të tij dhe të askujt tjetër. Mendimi se mos Basha po e sposton Berishën, duke marrë primarin, është thjesht një halucinacion politik, i krijuar nga vetë rrethi i familjes politike, për t’i dhënë forcë pushtetit që kërkon të vendosë drejtuesi jo real i kësaj force politike dhe për të lënë në fuqi kartën e vjetër të një politike të prapshtë.
Që të dy, si Berisha dhe njerëzit rreth tij, si Basha dhe të afërmit që e rrethojnë, janë objekt i Vettingut, por mund të jenë edhe përtej tij.
Në kufirin që ndan pushtetin e tyre janë bërë aq shumë krime mbi pushtetin dhe rrënuar shtetin, sa nuk do të ishte i mjaftueshëm një Vetting i vetëm.
Ata që sot heshtin brenda PD-së, pra që nuk mund të jenë “Olldashë” në kohën e duhur, nesër do të krakavitin, ashtu si sot bredhi duke krakuar opozitarët e opozitës së sotme, të cilët, me heshtjen dhe fërkimin e duarve nga përfitimet, e lanë të rritet brenda tyre një hibrid i çuditshëm politik, që tashmë po u zë frymën.
Janë vetë fajtorë.
Edhe kur u duk se po lind një shembull, ata e braktisën atë, qoftë edhe me heshtjen e tyre.(DITA)
*Titulli original: A u mungon demokratëve Sokol Olldashi?
Konkluzioni i gjithë këtyre që shkruani zoti Islami, është se PD-ja është krijuar dhe ka vepruar/vepron, si një bandë mafioze e llumpenit të shoqërisë postkomuniste shqiptare, strehë e sigurimsave extremë, hajdutëve profesionistë e kriminelëve ordinerë, e çdo lloj injoranti që i duket vetja i ditur…etj.etj Edhe vetë Sokol Olldashi “jot”, nuk shpëton nga kjo që thashë… Mjafton të të kujtoj se kur bëhej debati për vrasjet mafioze me urdhër të dhjerranikut frikacak e të poshtër, Sali Berisha, Sokoli kishte deklaruar publikisht (në një dritare televizive më duket),se Berisha bëri mirë që vrau demonstruesit, po të isha unë në vënd të tij, do të kisha vrarë më shumë…(?!)
O Bedri Islam bolsheviku: PD-ja e Sale kriminelit eshte njelloj si dhe PS-ja e sigurimit. Te dyja keto banda me emrin “parti politike” jane motra qe mbeshtesin e mbajne ne pushtet njera-tjetren. Nena e tyre, si edhe e jotja, eshte Partia bolshevike e Stalinit. Po pse more i pacipe flet vetem per kriminelet e PD-se dhe asnjehere per ato te PS-se? Ish-anetare te larte te Partise Punes dhe te sigurimit te shtetit, si dhe pjella e tyre bastarde, po drejton dhe qeveris me rrotacion qysh nga 1991. Ty qe pretendon qe je gazetar (qofte edhe i Zerit te popullit) ose beju nje çike me objektiv me te dyja HALET ose mbylle fare ate mut goje. Ne lexuesit, por edhe bukedhenesit tuaj, e dime mire se kush je o Bedri komunisti. Tung, Spartaku.
Nuk na mungon Sokoli ,biles kur e kujtoni ju na kujtohet dhe ne.
Shof me vemendje foton dhe habitem me kenaqesine qe kane
tre karaduzet se jane veshur me xhaketa meshini.
vertete me te ardhur keq.
Sokol Olldashi, nje nip bythlepiresi te Enver Hoxhes, nje mafioz e bandit, qe nuk dihet nese eshte bir I te atit apo I Beqir Ballukut, eshte perfaqesuesi me tipik I PD, dhe ska aspak te beje me Lulin, djale shembullor dhe familje besnike e Partise se Punes. Poshte Beqiri dhe rrofte Xhemali.
ELEGJI PËR TY
Hëna na ndriçon përherë
si në nëntor dhe në gusht,
pse u gjet nata skëterrë
gojëqepur me çdo kusht?!
Zëri yt buçimë mali
do të hapte horizonte,
këtë zemër nuk e fali,
nat’ e kujshme po përgjonte.
Ëndrrat preu nata kob
si në jetë dhe poezi,
ti s’ kishe mendje për sot
jo si disa smirëzinj.
Ta prenë jetën në mes
përherë ke qenë syzgjuar,
s’ i pe si qanin me dënesë
tek të përcillnin ato duar?!
Fjala u ngecte në fyt
kur të ngrinin lart në qiell,
ndonëse poshtë mbanin sytë
dhe pse i shuar i yti diell.
Sa më çlodh drit’ e hënës
tokë dhe det pasqyron,
po sot çdo rrahje e zemrës
emrin tënd seç më kujton.
Shkuan vite, hëna ndrin,
si ajo natë më s’ është pare;
dora e mafies, miku im
ty të nisi zvarrë-zvarrë.
Koha ecën, unë kam mbetur
i vërtetë në vendin tim,
zemra ende s’ të është tretur
për ty kam këtë kushtim.
E dimë për ty s’ ka kthim
ike larg dritës së hënës,
të nisën shpejt që në agim
s’ pyetën as ndjenjën e nënës.
Vrag’ e nënës s’ thahet kurrë
nëna të kish shpirtflorinjtë,
asaj s’ i flisje me buzë
po me zemër dhe me shpirt.
Mamaja të qan me dënesë
kurthin ngritur në mesnatë,
skenari i zi i pabesë
natën sterrë, në shtrëngatë.
Të rriti me sa mundime
që zemra e nënës e di,
po ti nuk bëre mjaltime
po thure vargje si syngji.
Në ato vargje të florinjtë
godite të keqen me furi,
ndaj s’ të deshën ca jezitë
që punojnë me prapësi.
Kukuvajkat shtuar shumë
kinse të kishin mik për kokë.
E vërteta u del në gjumë
po ta thonë s’ janë të zotë.
Dil një çast shih dritën e hënës
që të mbeti shumë merak.
Puthi të dy sytë e nënës
dhe dy djemtë vocërrakë.
Ne e dimë që ike larg
dhe ti ke punët e tua,
jo çdo njeri derdh farmak
ka plot zemra që të duan.
Hëna ndriçon si përherë
si në nëntor dhe në gusht,
pse u gjet nata skëterrë
gojëqepur me çdo kusht?!…
I nderuar Bedri! Gjithkush lufton me armet e veta. Ke bere nje shkrim brilant. Te pershendes me nje poezi qe kam botuar per Sokol Olldashin.
Ore, sikur titulli flet per tjeter gje
PD duhet zhdukur. Klan horraah, kriminelësh e hajdutesh
Koli i nderuar! Mbase kini shume te drejte, por ashtu e kam menduar. Gjithsesi te falenderoj. Respekt.
Olldashi i mungon disave te PD-se, por jo demokrateve. Ashtu si dhe Azemi dhe kriminele te tjere
ti kaninas e paske humbur si xhaferri,simiten
Te lumt zoti Islami.Ke bere nje shkrim brilant.Ke nxier fakte per te cilat na ineresojn neve si popull.Konkluzioni eshte,se, Pd-ke eshte nje çerdhe hajdutesh,vrasesish,mashtruesa,tradhetar te atdheut,dhe eshte nje FAKQESI E MADHE QE ESHTE KRIJUAR KJO PARTI.Do ishte vertete mire,qe ne 1997-en te kishte dale jashte ligjit,por mbijetoi fale nderhyrjeve te jugosllaveve,Fazlliçet me banden e Sali berishes.Kjo parti e perbere me egersira,nuk do jete kurre ne dobi te shqiperise,por vetem ne zbatimin e planeve ugurzeza,famkeqe te klaneve te tyre.Ajo do jete gangrena e popullit shqipetar.Ajo nuk ka per t’a lene qeverine te punoi.Bashes,po te degjoni,i ka ngelur ne goje “vjedhje e votes,nga parate e dreges”.Pse e thote kete? E thote se nuk ka çfare te thote tjeter.Ai dhe Berisha e dine mire se populli nuk e do kete parti.Nuk ja jep voten kurre.
Thone llafe njerezish se dhe ky olldashi ka kontribuarne vrasjen e deptetitte Xhindi,apo kur vjet kundershtaret ska gje e ku i kundervihet saliut eshte hero,Ajo parti eshte e tera na olldashi te saliu nje bande
Thuhet qe dolen disa zera kunder L Bashes si Patozi Topalli Bregu Bode Imami Ruli Selami . A kupton kush ca kan fol deri tashti ku si me te shquarit ne kritika jane Patozi Topalle ku flasin dicka per Bashen . O mjeran politik po Basha as nje fjale nuk mund te flasin pa lejen e Berishes e jo me te hartoje lista e te marre vendime te rendesishme ne P .D . Kete nuk jua mban ta thoni se e dini ku perfundoni . KU SHKOJ TRIMI SELAMI QE NUK PO NDIHET ME ……Prandaj o flisni o mos llomotitni me se u bete gazi botes .
Konkluzion teper i gabuar,persene?! nuk e di.
Olldashi u vra sepse ishte gati te rrembente nje grup deputetesh te pd- se dhe me kete grup do votohej vetingu( votat dilnin e tepronin).
Kete e kuptoje me se miri Sala…dhe ketu me thene te verteten nuk i ve faj.Po te votohej vetingu ne 2014,sala nuk kishte asnje shprese,prandaj vuri ne pune” vdekja jote jeta ime”.
Eshte shume e thjeshte te kuptosh se Lulushi dinte per vrasjen e Olldashit…merrni pamjet e cermonise se percjelljes( shqip= percjellje.anglisht,turqisht,italisht,arabisht ose nuk di shqip= mortale)dhe shpjerjani kujdo psikologu e kerkoini te sqaroi ” menyren sesi qan lulush”…dhe do ju thote se kemi te bejme me nje njeri qe shtiret komplet.
Shtirje=skam respekt,bej si i merzitur,kuptohet!
Shtirje= qaj si kalama…super e dyshimte!
________
Pas” aksidentit” isha ne nje s.market…rastesisht vjen nje njeri shume i afert i Olldashit,po shume shume i afert dhe tha: ..a… ma vrane!
Nuk ka njeri ne familjen e Olldashit qe nuk beson se olldashi nuk u vra nga sala.
Ndersa nje tjeter gje tej e tej e vertete eshte: ore mire qe i vret sala,por perse ne kohen qe qeverris ps- ja????!!!!
Nje gazetar komunist legen ,nje burre palaco ,por me fat se ka bageti qe mezi presin ushqimin helmatites te ketij bariu pervers.Ky e mban veten per AntiBerishe por ne fakt eshte nje rrogetar mjeran dhe pabuks mediatik.
Lexoj pislliqet e ketij pisi komunist….e para ” opozita e 97 mbijetoi nga meshira socialiste” “opozita duhej nxjerre jashte ligji”.Sa palaco mund te jete burri te shkruaj keto felliqesira.Dhe ideja eshte qe ky eshte i ” shqetesuar” per jeten demokratike te PD ,se per ate te Shqiperise e ka propozimin…..Shqiperi pa opozite dhe PPSh edhe 45 vjet te tjera ne pushtet.Kjo po eshte enderr demokratike e iluministit Bedri Palaco Islami.Por me e bukura eshte “shqetesimi ” per mungesen e gares per Kryetar ne PD !!!! Ska faj ky palaco se eshte e ekzaltuar nga gara per kryetar ne Ps ,Edi Rama perball Lakrorit dhe Bedriu dhe “demokratet” socialst qe te nesermen kendonin kengen….lakror ,lakror o usta Edvin ,kryetar sa te doje trapi ,o usta Edvin.
Sa per titullin ,dukesh qe je peshtirosje komuniste.Sa ishte gjalle ,nuk late ndyresi pa dhene per te . Po ju kujtoj komision parlamentar ,per hetimin e Edi Rames si kryetar Bashkie.Nese Olldashi do ishte ne krye te PD ,do ti thonit Saliu i Ri.
Sa per vrasjen e Haklajve ( rahmet te kene) ti e din Bedri si komunist qe je se kush i vrau dhe kur u vrane sepse ju jeni mjeshtra te vrasjeve prapa shpine.Haklajt u vrane nen qeverisjen e PS dhe kur minister i brendshem ishte Spartak Braho ,i cili ne ato dite kishte deklaruar ” per bandat e veriut ne pak kohe ,nuk do degjoni me”
Por nuk je faj .Sa kohe shoqeria shqiptare karakterizohet nga nje formim urrejtes -komunisto -socialsto – fshatar ,monstra komuniste si lloji juaj do gjejne kliente per jashteqitjet e rradhes.
Nje shkrim qe me pelqen ta shoh nshpesh ,nje realitet qe pjesa e mire e popullit e ka ditur {flas per masen me shkoll jo kta 20 vjecaret qe pregatiti sala pa shkolle} gje qe i jan dashur per krimet e tij
njeri na askush ne gjithkush, njeriu i panjohur… Thni ju
Po mos harroni ai nuk ishte i panjohur as per Argjiten as per serbet ne Kosove, qe bashke e e perpunuan aq mire sa edhe dosjet e UCKse i mbushi ky njeri i panjohur edhe miqesi me Fazliçin DMTH me nipi e numerit 2 te regjimit te Milosheviqit u bene miqe shtepie…
Tash e kuptoni pse e kysh e kemi ne krye te PDse , qe siç thot njeri ketu duhet ta shpartallojme te gjithe bashke pikerisht per kete pune e jo siç bene kryeministri jone ta fusim ne qeveri, se keta nuk punojne per Shqiperi po per Serbi.
PS: mos mendoni se Olldashi ishte ma mire se keta te tjeret: te gjithe nje mut, te gjithe te shitur e te blere. Asnje dhimbje per njerezit qe u pasuruan duke vjedhur e tradhetuar interesat e kombit.
Sokoli ishte pjelle e Sali Gerdecit. ,po ne krahasim me LulSumkapucin nuk kishte thagmen e duhur ,prandaj Sali-krimineli e zhduku dhe fizikisht.Cudi !!! Ku jane ata Shoket dhe Miqte e Tij???.Ata e dine me mire si vajti puna .Po heshten dhe nuk ndihen ma.Dhjeramane te neveritshem.PD eshte bere prej kohesh Prone e Familjes Berisha .Eshte e kote te diskutohet pertej ketij Oborri.Saliu eshte shume cinik .beri gjoja ca deklarata kunder Lulkes!!!!.Po ta kishte me gjithe mend ,Lulka nuk gdhihesh te nesermen.!!!!.Po te njejten Loje luajti dhe Like Floriri.E beri Familjare Partine e LESHIT.Keta te Perdale duhen flakur ne FERR.Sa kohe te jene ne Politike keto Zarbo nuk ka Diell per Shqiperine dhe Shqiptaret.Pikerisht tashti eshte Rasti te tregoje VETEN PS.A e ka megjithe mend VETINGUN???.Pra nuk ka ma me prit.Populli do Rezultate Konkrete.Ende Po Mbahen Drejtoret e Perbindshem te LSI!!!!.Gjeja e pare qe duhet te bente Qeveria e RE.Shpartallimi i Bandes se Hajduteve te Paskrupullt.
Trashgimtarët e komunistëve, si Islami, shkruesi i këtyre radhëve, merren me PD, për ta diskredituar atë. Atyre ju intereson një PD si bashkimet profesionale të kohës komuniste. Në PD ka patur dhe ka mijra antikomunistë, me profil moral dhe shpirtëror ku e ku më të mirë se Sokol Olldashi, por komunistët e tipit Islami, për model duan kurdoherë një që nuk rronë më, si Olldashi, pasi me një të gjallë në PD Ata nuk mund të pajtohen kurrë.
Nëse ka një diçka të mirë që ka bërë zoti, ndonëse të vjen keq për nënën, gruan dhe fëmijët, ishte qërimi nga kjo botë i Olldashit. Ishte modeli se si nuk duhet të jetë një politikan në kushtet e lirisë. Poshtërsitë e tij, servilizmi i tij i pështirë ndaj Berishës, lidhjet e tij me botën e errët të krimit, duke qënë ai rripi i trasmesionit midis Berishës dhe krimit të organizuar, e bënin këtë njeri nga më të rrezikshmit në PD. Islam bytha, kjo bajgë komuniste që shkruan për Olldashin pa e njohur, por ashtu si ja do puna, ngre në piedestal dikë që nuk i bënë më dëm PS, se po të ishte gjallë, nuk do linte gjë pa i numruar. Komunistët i duan dhe vlerësojnë kundërshtarët vetëm pas vdekjes. Qërimi i Olldashit ka qënë një fat për PD. Basha nuk ka asnjë vlerë si drejtues, por të paktën kurrë nga goja e tij nuk ka dalë, ashtu siç bënte Olldashi, që jua bënë mirë demostruesve që i vranë para kryeministrisë. Natyrisht, nuk ishte Basha urdhërues, urdhërues ishte Berisha, por Basha kurrë nuk ka deklaruar se jua bëmë mirë që i vramë, siç deklaronte koburja më e poshtër në duartë e Berishës, Sokol Olldashi.
z. bedri- te lutem ji me i matur mbasi Olldashi ishte kapoja i nje grupi mafioz qe menaxhonte droge, lojra bixhozi, prostitucion, kontrabande armesh, etj, me te gjitha pasojat qe sjell ky aktivitet. pra ishte nje i tille ai vet. sigurisht me inteligjent sesa Bash por jo me i pa turp. Olldashi do e kthente PD ne nje batalion monolit qe do i hipte shqiperise ne kurriz dhe do e shfrytezonte per interesat dhe konjukturat politike qe do i interesonin. ju lutem mos krijoni mite te rreme , si e ka ne strukturen mendore shqiptaret. mjaft me me nje rrugaç e bandit si kurvari olldashi. me kurv e e la koken.