​Rama i delegon zëvendëses Mesi një kompetencë të rëndësishme

20 Shtator 2017, 09:09Politika TEMA

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi është ngarkuar me një detyrë specifike të përhershme nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Ajo është caktuar si anëtare e përhershme e Konferencës së Kryetarëve, duke u komanduar si përfaqësuese e Këshillit të Ministrave për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Senida Mesi do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, aty ky hartohet axhenda e Kuvendit dhe ku qeveria paraqet prioritetet e saj për shqyrtimin e akteve.

Në qeverinë e shkuar, Niko Peleshi, edhe pse zëvendëskryeministër nuk e ka kryer këtë funksion, pasi Edi Rama pati krijuar një ministri të posaçme shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe këto funksione i kryente Ermonela Felaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje