PS ka vendosur të tërheqë projektligjin për dekoratat dhe mbetjet.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se “nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet”.
Ndryshe nga më parë kur maxhoranca miratoi ligjin për importin e plehrave, por presidenti Bujar Nishani e ktheu ligjin për rishqyrtim, kreu i grupit të PS në një status në Facebook shkruan se vendimi do të merret me popullin.
“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet.
Grupi Parlamentar socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef.
Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruan Balla.
vazhdon cmenduria e kopit me e vrava nuk e vrava, si e si qe ti mari shpirtin popullit
asahume mire. Keshtu veproni dhe per bustet.
Po ta bënin këtë do të ishte marrëzi, do të ishte vendim antihistorik, do të humbnin kredibilitetin në popull !
Mire beni, tallni menderet me Shqiptar kafexhiun!C’thuhet ne mengjes ,nuk ngryset gjeri ne darke.
Do jete nje gje shume e mire qe kete gje ta vendosi populli shqipetar.Ide shume e mire dhe e pjekur politikisht.