Për hir të së vërtetës, fillimisht dua të saktësoj termat: Nuk mund të flitet me terma relativë. Po e filloj me atë që quhet gjoja “debat” mbi Gjergj Kastriotin. Debati parakupton një ballafaqim shkencor të argumenteve. Është një formë e zhvillimit progresiv të mendimit. Debati i vërtetë është kërkimi i së vërtetës. Në rastin konkret, kemi një pseudodebat. Pseudodebati është një lloj trilli publicistik. Pseudodebati nuk ka të bëjë me shkencën. Pseudodebati nuk ka të bëjë me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë jam i bindur. Ky pseudodebat është vetëm shterp dhe nuk përbën gjë tjetër veçse një ‘fake news’. Duhet të dimë se në Epokën Post-faktuale nuk ka rëndësi fakti në vetvete, por gjoja qëndrimet dhe perceptimet, të ashtuquajtura si opinione. Ky është një tipar kryesor i postmodernizmit të sotëm dhe kulturës ambiguide të neoliberalizmit. Flitet për performanca, ku nuk ka rëndësi fare e vërteta. Mbizotëron scoop-i mediatik.
Së pari, e gjitha kjo zhurmnajë për Gjergj Kastriot Skënderbeun është 6 shekullore. Tejet e vjetër. Arkaike. Lexoni kronistët osmanë, bashkëkohës të Skënderbeut, se çfarë shkruajnë për të, se si e klasifikojnë si “tradhtar të Perandorisë Osmane”. Kjo tezë ringjallet sot qëllimisht dhe në mënyrë diabolike se Skënderbeu është “një terrorist” ndërkombëtar sepse luftoi dhe vrau myslimanët. Kjo idiotësi e pashembullt është një falsifikim i trashë. Skënderbeu mbrojti atdheun e tij nga pushtuesit. Nuk ishte Skënderbeu që shkoi drejt trojeve zanafillore të pushtuesve, por ishin pushtuesit osmanë ata që sulmuan brutalisht me vdekje, dogjën, pushtuan, shkatërruan Arbërinë e shekullit XV. Në vijim të një teologjie absurde të neo-otomanizmit, shpiket një marrëzi tjetër: Skënderbeu i luftoi myslimanët pushtues, sipas konceptit të luftës së të krishterëve kundër myslimanëve, pra bëhet fjalë për një luftë fetare. Nuk është fare e vërtetë. Kastrioti ynë ka luftuar edhe kundër të krishterëve për ta mbrojtur Arbërinë e tij. Ai ka luftuar edhe kundër venedikasve dhe ka pasur kontradikta me ushtritë e krishtera.
Ai luftoi edhe në Itali kundër të krishterëve anzhuinë. Por ai nuk bëri luftëra fetare, në kuptimin spekulativ të manipulimit të sotëm. Ai shquhet si Heroi më i madh shqiptar i luftës kundër pushtuesve turq, madje po të përdorim këtu një përcaktim të Milan Shuflait, ai qe heroi më i tmerrshëm që luftoi kundër pushtuesve osmanë në Ballkan. Pra, miti se gjoja Skënderbeu luftoi Islamin se ishte thjesht i krishterë nuk ekziston. Në këtë pikë duhej të ishte debati shkencor. Sepse janë me qindra dokumente që e saktësojnë figurën e Skënderbeut. Gjithashtu debati për origjinën për babait të Skënderbeut, apo për nënën e tij, është një pseudodebat joshkencor. Nëse “besojmë” Oliver Schmidt-in, babai i Skënderbeut është sllav. Të tjerë thonë se nëna e Skënderbeut është sllave. Imagjinoni tani: Nga një baba sllav dhe një nënë sllave lind një shqiptar!? Ky absurditet është i denjë për rrafshin e marrëzive erazmike. Vetë Skënderbeu në një nga letrat e tij, autentike, shkruan se “nëse kronikat tona nuk gënjejnë, ne jemi epirotë”. Në të gjitha rastet Skënderbeu nënshkruan në latinisht DOMINUS ALBANIAE, pra Zot i Shqipërisë.
Pseudodebati për origjinën serbe të nënës së Skënderbeut, “rilindi” nga një publicist. Unë kam lexuar një literaturë shumë të gjerë për këtë pikë. Madje edhe librin e vitit 2007 të një profesori të Mesjetës në Universitetin e Shkupit, që i kushtohet tërësisht figurës së Vojsavës. Ballafaqimi me argumente ndaj këtij libri nuk është aq i vështirë. Shpresoj ta publikoj së shpejti kritikën time. Por të vazhdosh të shkruash se motra e Skënderbeut, Mara, është martuar me një serb, Cernovicin, është akoma një gabim më i rëndë. Sepse dihet me dokumente, siç e ka vërtetuar qartësisht prof. Pëllumb Xhufi, se ai ishte një princ shqiptar në Malin e Zi, prandaj quhej Cernovic, pra malazez. Unë kam qenë para dhjetë vjetësh në Manastirin e Komit në Malin e Zi, ku janë edhe dy varret me pllaka të skulpturuara të Marës dhe të të shoqit. Nga ana tjetër, këto të vërteta historike nuk e mohojnë faktin edhe të martesave të përziera etnike në Ballkan në kohën e Mesjetës. Madje unë kam shkruar shumë herë për Shën Angjelinën, motrën e gruas së Skënderbeut, pra vajzën shqiptare të Gjergj Arianit të famshëm, e cila është ikonizuar dhe nderohet si një shenjtore serbe. Detajet e pafundme që mund të ketë të kohës, nuk mund ta ndryshojnë aspak thelbin historik të figurës së Skënderbeut, sepse ai përfaqëson shkencërisht një rezultante historike, sikurse do të thoshte një nga figurat më të mëdha të Shkollës së Analeve, Marc Bloch.
Po shpjegoj: “Edicioni i dytë” i pseudodebatit lindi me “mbulimin e statujës së Skënderbeut” në sheshin me emrin e tij në ditën e sivjetme të Kurban Bajramit. Ky është një shesh metropolitan për tërë kombin shqiptar. Për mendimin tim, “mbulimi i Skënderbeut” lidhet me një parim teologjik islam që, nuk mund të falesh përpara asnjë figure me tipare njerëzore. Por kishte një zgjidhje tjetër, jashtë çdo konflikti të kotë: të jepej leja për të bërë faljen në ndonjë shesh tjetër. Por, reagimi im, i cili ishte në 2-3 fjali, ose dhe reagimi i të tjerëve, që mund të shmangej kjo gjë, ndezi gjithashtu një pseudodebat.
Kulmi qe emisioni televiziv i Rudina Xhungës, ku unë mora pjesë bashkë me Pëllumb Xhufin dhe gazetarin Kikia, ku kishim përballë në panel, një imam të vetëshpallur dhe gjithashtu një akademik të vetëshpallur. Niveli qe i papërshtatshëm dhe degjeneroi edhe në situata banale. Por nuk jam i penduar që mora pjesë në këtë emision. Kam marrë SMS që i kam të ruajtura, me sharje, kurse në “FB” ka pasur komente fyese dhe kërcënuese sidomos në disa portale islamike. Por nuk më shqetëson aspak ky fakt. Ato bëhen nga hakera të paguar për të sulmuar dhe denigruar figurën time. Është përtej absurditetit. E habitshme është ta mendosh se ta mbrosh në mënyrë normale, pa asnjë “stil patetik” figurën e Skënderbeut pas gjashtë shekujsh dhe për këtë të të sulen me fjalë fyese, është gati e pakonceptueshme. Myslimanët shqiptarë, kudo që janë, të të gjithë kombit tonë, kanë një dashuri të padyshimtë dhe e nderojnë Heroin tonë Kombëtar. Është, pa dyshim, një mysliman si Ismail Qemali që zgjodhi flamurin kombëtar të shqiptarëve, flamurin e Skënderbeut, që e kemi edhe sot. Sipas mendjes halucinante të neootomanëve të sotëm për Aktin e Pavarësisë, edhe Ismail Qemali duhej shpallur si “tradhtar” dhe “terrorist” i Perandorisë Osmane. Naim Frashëri shkroi poemën e madhe për Gjergj Kastriot Skënderbeun, kur dihet se Naimi nuk qe i krishterë. Por futja e një përçarjeje midis shqiptarëve, për gjoja një konflikt fetar onirik, është një nga instrumentet më diabolike të shqiptarofobisë, e cila vetëklasifikohet sidomos si skënderbeofobi.
Dhe paralelisht me sulmin ndaj Skënderbeut, arrihet edhe në konkluzione të tjera se “shqiptarët nuk vijnë nga ilirët”. Se “shpikja e kombit shqiptar” është një shpikje e vonë e austro-hungarezëve, duke dalë kështu Shqipëria jashtë historisë përfundimisht, pra si një krijesë fantazmagorike e sajuar nga disa rilindës të shekullit XIX. Jo. Unë jam thellësisht i bindur në këto që them. Me këtë rast kam lexuar një numër shkrimesh më të sofistikuara. Po për fat të keq, të kufizuara në konceptim dhe të klientelizuara në ide. Kështu, kriticizmi ndaj Skënderbeut, bëhet në emër të luftës kundër idolatrisë. Skënderbeu nuk është figurë idolatrike. Skënderbeu është një figurë emblematike historike.
Për Skënderbeun janë mijëra libra të shkruar, janë një koleksion i madh dokumentesh, që saktësojnë rezultanten historike të figurës dhe aksionit të tij në shekullin XV. Pra nuk është një fantazmagori dhe as një subjekt thriller, as dhe një motiv operete të lehtë. A duhet të ketë një debat shkencor për Skënderbeun? Në mënyrë absolute duhet të ketë, por ama, debat shkencor. Sulmet mediatike, konfuze dhe larg shkencës, pa dyshim që nuk kanë asnjë të ardhme. Tërë dishepujt e Skënderbeofobisë, qofshin shqiptarë ose jo shqiptarë, mua më kujtojnë një pasazh, tejet tipologjik, te libri i jashtëzakonshëm “Liza në botën e çudirave” të shkrimtarit dhe matematikanit Ljuis Kerëll. Ja ç’thuhet në këtë pasazh:
– Gjykatësi le të mendojë për gjykimin, – urdhëroi Mbreti, ndoshta për të njëzetën herë atë ditë.
– Jo, jo, – ndërhyri Mbretëresha. – Më parë vendimi, pastaj gjykimi.
– Marrëzi! – thirri Liza me të madhe. – Si u dhënka vendimi para gjykimit.
– Mbyll gojën ti! – U inatos Mbretëresha dhe u zverdh në fytyrë.
– Aspak! – ia priti Liza.
– T’i pritet koka! – urdhëroi Mbretëresha.
Por asnjeri nuk luajti nga vendi.
– Kush pyet për ju, – ndërhyri Liza (e cila tani kishte arritur plotësisht gjatësinë e vet). – Ju nuk jeni gjë tjetër veçse një palë letrash bixhozi….
Per figuren e madhe te kombit tone SKDNDERBEU eshte folur shume , por mbas botimit te fundit qe beri Oliver Schmidt , i cili eshte per tu hedhur poshte . Ngrihen te gjithe idiotet, pseudo historian kunder Skenderbeut.
perse u duhet ”dashuria” e muslimon brothers per G.Kastriotin shqiptareve kristiane!!!???
eshte njelloj sikur shqiptaret kristiane te festonin Bajrom,Ramazon apo sulltan murat…!!!!
ZGJOHUNI,G.Kastrioti ishte hero i KRISHTERIMIT ,te tjerat jane perralla me mbret.
Shkrim brilant dhe i bazuar ne fakte dhe llogjike ,faleminderit z.Moikom Zeqo dhe sa per letrat e bixhozit si Muç Nano jane vetem letra qe mund te perdoren dhe ne WC
Kombi mire e ke! Per mendimin tim,Oliver Shmid,nuk do qasur fare ne shqiperi.Ai eshte nje pseudohistorian per t’a peshtyre ne fytyre,e ta nxieresh me shqelma nga shqiperia.Por me e keqja eshte se edhe disa injorant shqipetar e mbeshtesin ne mashtrimete tij.
Artikullin qe bene zoti MOIKM ZEQO,MERITON LAVDERIMET DHE RESPEKTIN ME TE MADHE TE SHQIPETAREVE,PER TE VERTETAT MBI HISTORINE E SKENDERBEUT.Historianet e vertete te shqiperise,nuk duhet te lejojne shremberimin e historise,se dhe te Skenderbeut.Sot po del e qarte,se ka disa njerez te paguar enkas nga disa te interesuar qe te shpifin e me pseudo argumenta te ulin figurene madheshtore te kombit shqipetare,SKENDERBEUN.Sqarimet qe jep zoti MOIKOM,jane shume te verteta dhe te pranueshme nga çdo shqipetare i ndershem.Shqipetaret qe shkojne me mendjen e Sali Barishes,jane per t’i dhjere ne koke e te mos degjohen fare.
Artikull i shkruar sakte ne menyre te jete i kuptueshem nga te gjithe, permbledhje logjike. Historia e Skenderbeut eshte e njohur dhe gjendet ne bibliotekat nderkombetare…duan apo sduan ca pseudo analiste apo historiane apo si mund ta quajne veten..na falni zoterinj pseudo, po s’kemi ctu bejme..nuk e pergenjeshtrojme dot!
Shume falenderime per shkruesin
Tamam. Une shtoj: Ne ate kohe shqiptari detyrohej t’i pagezonte femijet me emra serbr dhe martesat regjistroheshin nga klerike serbe. Ndaj polemika me te ashtuquajturit pjesemares ne debat per Skenderbeu, eshte marrezi me e cmendur sesa e organizuesit te debatit. Skenderbeu eshte i padiskutueshem, si origjine, si veper dhe themelues i shtetit te Shqiprise, ndaj epokes para Ismail Qemalit i themi RILINFJE.
A mund te ngrihen te krishteret kundra Ismail Qemalit me qe ai eshte musliman? Kurre. Te krishteret me sa duket jane me te civilizuar,me te llogjikshem ne percaktimin e vlerave historike.Skenderbeu eshte shqipetar,dhe ne jemi shqipetare,dhe duhet te mbrojme figurat e ndritura si Skenderbeu. Keta jane simbole te atdhetarizmit,te bashkimit,dhe te nje bashkejete te vertete njerezore.Nuk kane pse muslimanet te ngihen kundra Skenderbeut,nqs ky musliman e quan vehten shqipetare.Skendrebeu ishte nga Kruja,dhe kruja eshte ne zemer te shqiperise.
Moikom, bashke me Prof. Xhufin, atdheu eshte krenar me ju qe nuk rreshtet kurre se luftuari per te verteten e ketij kombi! Asgje me pak se nderime dhe respekt!
Ha ha ha!
Kur flitet per Skenderbeun nuk qeshet .Vetem Turqit e Camet se kuptojne.
PO camet PSE I fut ne teme,,o idiot
Mos te kane qire mamin dhe u thua Baba,
Edhe inxhinjer Nano eshte pjese e let rave pa volere.
Na keni ca bash rakun me gjithe Skenderbeun qe ka 600 vjet qe ka vdek. Skeni me ca merreni tjeter se normal pune ska,mireqenie jo, lek jo, vjedhje po, droge po, vrasje po ca mungon tani? Vec se i kujt ishte Skendo
Edhe sikur Skendo te ket qene 100% sllav ai me luften qe beri tregoi qe eshte Shqiptar si puna Aleksandrit te Madh qe Edhe pse nuk ishte Grek ai luftoi per perhapjen e Helenizmit pra ne shpirt e ne zemer ishte Grek.
Ps – Vdekt klasa politike Shqiptare qysh sot ne mramje me ed e sal e ilir e soj e sorollop.
Po po i rruhet skenderbeut se cfare thone injorantet qe ai ka lene pas. Ne jemi nje popull qe mohon historine dhe prejardhjen e tije, del lloj lloje halabaku dhe tregon se cfare ka bere dhe kush ka qene x apo y kur nuk dine emrin e tyre. Ky eshte shqiptari demokrat.
Shkrim I sakte . Faleminderit z Moikom
I nderuar Moikom ,,,ke bere nje argumentim analitiko matematik i cili shpartallon totalisht ,me pak fjale ,gjithe idiotesine injorante ne qarkullim…Do te thoshja se ne disa qarqe te huaja por edhe te vendit, pseudoshkencore apo te gazetarise….goditja ndaj figures se Skenderbeut ka edhe nje qellim tjeter….Per kohen kur flasim …me perjashtim te Frances ,Spanjes ,Anglise e deridiku te Rusise ,Prusise dhe Austrise …Europa politike ishte e coptuar ,e gardhuar ,pa shtete te konsoliduara,me principata te vogla ne lufte te vazhdueshme midis tyre …Ky ishte momenti qe otomanet ,duke perfituar edhe nga degradimi total i perandorise Bizantine iu versulen Europes ,duke arritur deri ne Vjene ,pasi kishin pushtuar gati gjithe Afriken Veriore ,nje pjese te madhe te Azise ,deri ne kufi me Indine ,Rusine….Ne kete moment Skenderbeu doli si nje figure e jashtezakoneshme bashkuese per shqiptaret por edhe me gjere …Ne ushtrine e Skenderbeut luftonin edhe gjermane ,polake ,austriake ,italiane ,hollandeze ,franceze,Skenderbeu perdorte armet me te perparuara te kohes dhe nje taktike dhe strategji luftarake gjeniale…Pra Skenderbeu ,nje shqiptar ,u be nje figure e njohur ne te gjithe Europen dhe me gjere .Eshte kjo aresyeja qe rilindasit tane te medhenj te te gjithe feve e vendosen Skenderbeun ne qendren e rikrijimit te kombit…Pra Skenderbeu eshte hero kombetar i shqiptareve ,para heronjeve kombetare te kombeve te medha ,perpara Kromuellit,Pjetrit te pare ,perpara revoluciinareve franceze,Garibaldit …Bismarkut,…per te mos folur per te tjere te kombeve me te vegjel…Dhe natyrisht disa qarqe kjo i ben te ndihen keq….u duket e papranueshme qe shqiptaret te kene nje hero bashkimi kaq te hereshem…Por historia eshte realizuar ,tashme askush nuk mund ta zhbeje..Perdoruesit e medieve ,me bashkime mendimesh mjerane antihistorike ,me fake news….sic thua ti ,jane thjest antivlera ,
Islamikwt i kuptoj por Muc Nanon jo. Ka marre persiper te natregoj mamane dge babane e Skenderbeut kur nuk e kerkon asnje shqiptar . Po pse e ben atehere? Thjesht perfiton vemendhen qe ka kohe qe kur e ka humbur. Edhe kur te heq dore nga Skenderbeu do vazhdoje te kerkoje ndonje teme qe do terheq vemendhe si kesaj here nqs do te kete njerez qe do ta marrin seriozisht.
Debati per Gjergj Kastriotin eshte vetem nje nga format e ndryshme te luftes qe po zhvillohet per ta shkatrruar identitetin shqiptar, dhe perveq ekonomikisht shqiptaret te nenshtrohen edhe shpirterisht. Pra kjo eshte lufte e jo qeshtje shkencore. Sulmet vijne edhe nga perendimi “miqesor” ne krye me karikaturistin e historise shqiptare Oliver Schmitt-in, i cili ka mbas vete edhe shum zagar shqipfoles te ashtuquajtur historian me diploma. Sulmet vijne edhe nga lindja ne krye me neo-osmanizmin e konceptuar nga Ahmet Davutoglu, dhe qe eshte ne implementim e siper nga “partneri strategjik” Recept Erdogan. Ne nje bisede rasti para disa vitesh nje doktore turke e shkencave politike me tha se Davutoglu eshte Hitleri yne. Une ia ktheva pse Hitler? Ajo e verejti se une nuk kam mirekuptim per gjera te tilla dhe heshti.
Sh flm Zoti Zeqo. Ne jemi te gjithe Vellezer te nje gjaku. Feja eshte personale e secilit.
Ju Uroj jete te gjate me njerezit tuaj te dashur.
Pershendetje nga nje emigrant Shqiptar
Ca pseudo bura qe gjoja jane historian dhe te tjere me mjeker e(fustane) dhe ca te tjere (bura) te tredhur nuk munden te ndryshojne historine eshqiperise dhe te te shqiptareve sepse ata lere qe nuk dine te shkruajne emrin etyre.
Nuk kane asnje dokument shkencor per te vertetuar pseudo historine e tyre
Po ku jane ato mijra libra qe thua pak me lart more ZEQO ne maje te thanes?,na thuaj ca tituj qe te ftillohemi dhe ne ,apo mos na tregon per prallat e naimit nolit apo kadarese,Me Skenderbeun Turqit nuk u morren fare te flasim realitetin,e lane ne ate kenete qe quhej arberi dhe ishte pa pike leverdie per osmanet,Po te donin sulltanet arberine, me shoqaten e gjuetareve te stambollit do e merrnin hihihihi…. Byrazera merruni me Skenderbeun ,kete kuptoi dhe Edvini dhe ja u beri vitin e Skenderbeut qe te mereni me bolet e kalit te tij ,se pune dhe mirqenje nuk ka.
Po tre rrethimet ?apo ishte kenete arberia, dhe nuk kishte nevoje te merreshin me barinj malesh ?e verteta eshte qe vetem nje here ne 600 vjet nje ushtri e bashkuar shqiptaresh arriten te zbrapsin turma aziatikesh ,se sa per vitet ne kalim mbas vdekjes se tij vetem dru nga te gjithe krahet .Dhe kur them dru ,nga ai safi qe sot edhe nje ushtri e shpartalluar na duket si armik serioz
Kur ne 1700, diku andej nga Londra, krijonin drama mbi Skenderbeun e rrefenin jeten e tij: https://goo.gl/DVBhK4
Te lumte.
Artikull me vend.
Fakt edhte qe Skenderbeu mbrojti tokat shqiptare nga pushtuesit osman. Ne ato toka jetonin paraardhesit tone : njerez ishin- komb apo popull, etni apo grup njerezish.
Zoterinj, un jam mysliman dhe mbaj Ramazan dhe festoj Bajram dhe besoj ne Allahu dhe Pejgamberi Muhamet
por ama un jam mysliman shqiptar dhe feja jone myslimane shqiptare ndryshon nga feja myslimane turke, ajo libiane, ajo marokene, ajo somaleze, ajo siriane etj.
Un nuk besoj ne xhihad, nuk jam mysliman xhihadist sepse kjo eshte kerkes e fese myslimane arabe ne pergjithsi por ata le te bejn xhihad une jam mysliman shqiptar dhe nuk bej lufte te shenjt si keta te arabis dhe turqise ne koh te turqis.
Ater n’koh te Skenderbeut shum mysliman ishin xhihadist se i bente turku dhe Skenderbeu nuk kish rrug tjeter por ti luftonte armiqt e Arbris prandaj Skenderbeu luftoj per atdheun e tij dhe jo per fe sic bejn shume xhihadist luft te shenjt fetare.
Un jam mysliman por nuk besoj se po te jesh i till ater je edhe me i miri njeri sic thot feja myslimane e disa vendeve arabe. Kjo nuk esht e vertet sepse ka njerez te mire nga cdo fe edhe pa fe ka njerz te mir shum. Prandaj u lutem vllezer te shikojm hallin ton te Shqiprise dhe mos ngatromi me araba ekstermist mos infektomi nga fete e tyre ekstremiste variante te islamit qe i ka cdo popull mevete por ne jemi shqiptare dhe fete tona jan shqiptare per Shqiprin.
ti je nje mut me sirianet,turqit,libianet etj…………….pavaresisht se flet shqip.
nuk ka shqiptar muslimon,flitet per beqira sunite,ok!
shqiptari ka qene,eshte dhe do te jete perhere kristian.
E dini qe edhe ky Zeqo ka filluar t’i ngjaje Skenderbeut?
Profesor!E lexova me endje shkrimin tuaj, Jam i nje mendimi me ju.Dua te bej nje pyetje.Sulmet ,per heroin tone kombetare, a kane lidhje me ringritjen e sulltanatit Turk?Per mua kjo eshte arsyeja,qe u sposorizuan medjat, per te na dhene me ze e me figure, sa me shume thenie te “gjithditurve ” injorant.
Fatkeqësisht zoti Zeqo, pretendoni si gjithë “historianët” tanë, se ato që thoni ju, janë konkluzione shkencore, por në fakt janë hamendësime dhe llogje Kavaje, ku unë nuk kam parë asnjë argument shkencor, por… thjesht “mënyra e realizmit socialist”, që ne bëjmë “historinë” tonë… Zoti Zeqo, shkrimi juaj, me keqardhje po e them, është si… “e Zeqos majë thanës…” Për vërtetuar këto që thom, mjafton një pyetje e thjeshtë dhe një citim “shkencor” i juaji. Pyetja: A egziston ndonjë dokument i shkruar në shqip dhe i firmosur po shqip nga dora e GJEORGJIOS KASTRIOTIT…?! Si ka mundësi që një princ-mbret i shqiptarëve që Qeverisi për 25 vjet, nuk ka lënë asnjë dokument të shkruar shqip…???!!! Apo këto “dokumente” na “i zhdukën” armiqtë tanë “që “na kishin e na kanë halë në sy”…sepse, “ishim/jemi vëndi më i begatë dhe më i lulëzuar në botë”…???!!! Tani citimi (nga shkrimi i mësipërm): Prof. Xhufi vërtetoi (shkencërisht sigurisht…hahahahahahaaaaaaa….) se Cernovic, ishte princ shqiptar (???!!!) në Mal të Zi, sepse quhej “Cernovic” që do të thotë (në sllavisht sigurisht) “malazez”…(???!!!) Po e lë në dorën e çdo lexuesi që të gjykojë për “argumentin shkencor” të “prof.” Xhufit dhe sigurisht dhe të “prof.” Zeqos që e citon si të tillë… Moj kasolle, ku na mblodhe…!!!
Moj ti lola qenke nje matrapaze me keto komentet e tua gjithmon cyles ne nje vrime i bie te duket vetja si e ditur po je nje tru shkulur komentet e tua gjithmon na thon se shqiptaret s’jane shqiptare !. Ju e dini se komentoni ketu villni vrere ndaj shqiptareve dhe mendoni se u degjone njeri , ik moj rrospie merru me dic’ka te zakonzhme dhe mos pirdh nga goja nga dhembet qe te jane prishur.
..nje debat behet, kur nuk ka bindje te plote mbi temen..{rezultati nuk eshte matemetikor}{dhe sidomos mbas 6-shekujsh}dhe sa me i forte te behet debati,aq me shume largohen te dyzuarit,dhe aq me shume i thoni te tretit..se ne nuk jemi te bindur…dhe -ky problem nuk eshte mysliman…por i atyre qe luajne me dy porta dhe kunder kombit.Kush me detyron mua te them nje gje qe se kam jetuar…le te flase historia me fakte ..vatikani i ka turku i ka..hapini bindshem!..une gjithmone e kam ditur qe eshte shqiptar,por hapja e dobet e ketij problemi.. me ka lekundur…a ka dokumenta..apo vetem fjale..
Nuk e kam lexuar fare se cfare ke shkruar!
Te kujtohet shkrimi i para disa diteve,per ngjarjen ne Shesh( fajla e kurban Bajramit) ????
Te eshte ndrydhur TRURI!
Bej moral gjithe diten,,,,
Mua tani nuk me ngjit fare moralizimi dhe pordhezimi yt…..