Një debat absurd i ditëve të fundit ka përfshirë Ramën dhe Bashën lidhur me vazhdimsinë ose jo të marrëveshjes që të dy nënshkruan fshehtas në natën e 18 majit. Pas propozimit të fundit të opozitës për të nxituar që tani drejt një reforme zgjedhore, kryeministri u përgjigj se ajo do të bëhet në kuadrin e paktit që ai firmosi me kreun e PD.
Ndërsa Basha i pyetur këtë të martë nga gazetarët, i konsideroi këto deklarata si cirk, duke këmbëngulur se marrveshja vdiq, pasi Rama vodhi dhe rrëmbeu vota.
Në fakt, pavarësisht nga retorika e palëve politike (Sot Ramës i intereson si lideri kuqezi i të gjithë shqiptarëve të pretendojë një pakt permanent me pakicën, ndërsa Basha i vënë në pozicionin e fëmijës që e gënjyen do ta varrosë këtë kapitull) pyetjet e ngritura mbeten: A ka vdekur pakti i 18 majit? A e prishi Rama marrëveshjen? A e shpërdoroi ai besimin që i’u dha?
Po të dëgjosh se ç’thotë sot Basha mbi këto pyetje, nuk ka më asnjë dilemë. Sipas tij thelbi i kompromisit të tyre ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe deri sa këto nuk u realizuan, pasi Rama bleu dhe dhunoi votën e shqiptarëve, tani është e kotë të flasësh për një zgjatim të 18 majit.
Fatkeqësisht Basha gënjen. Deri më tani, as ai dhe as PD, nuk kanë dhënë asnjë provë bindëse se në 25 qershor, u bë gjëma. Basha kishte të gjitha ministritë, drejtoritë dhe garancitë që kërkoi dhe sot ai nuk mund të thotë asnjë gjysëm fjale.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë aspak se zgjedhjet në Shqipëri ishin korrekte.
Paradoksi është se në momentin kur Basha vendosi të mbyllë çadrën dhe të puthet me Ramën, historia e tyre kishte përfunduar. Oligarkët i kishin paguar paratë, mediat e kishin kryer procesin e lavazhit të trurit, krimi i kishte marrë masat me kohë. Në këtë pikë as Ramës nuk i betej gjë për të rrëmbyer, as Bashës për të ruajtur.
Ishte pikërisht ky kalkulim i gabuar, që i dha mundësinë kryeministrit të vriste me të njëtin gur të dy zogjtë: edhe të fuste zgjedhjet në xhep, dhe të respektonte atë për të cilën u angazhua.
Ndaj ne sot nuk kemi asnjë provë (e mbani mend opozitën memece të 25 qershorit që nuk bëri asnjë deklaratë për parregullsi?) se Rama nuk i ka qëndruar korrekt paktit që nënshkroi. Avantazhi i tij qe se gjeti një partner që e joshi me disa ministra fallco dhe me disa drejtori me lekë dhe arriti ta fusë në zgjedhje. Ai garën e fitoi aty. Pastaj 25 qershori qe thjeshtë një formalitet që i dha alibinë e kriminelit që nuk gjendet në vendin e krimit.
Prandaj, Basha sot nuk mund të përdorë vjedhen e zgjdhjeve si shkak për prishjen e paktit, se ai e pranoi atë, i ndërgjegjshëm për çfarë do të ndodhte më pas.
Shyqyr qe fole nje here tamam o Bushat.
Basha eshte nje llapaqen Adoleshent qe nuk ka shok GEnjeshtar Mashtrus hjduti
Cthot ne mengnes nuk thot me dark
PD te largohet Basha ndryshe nuk vjen dot ne pushtet
I vetmi argument qe kan bushati dhe lubonjka, zgjedhjet u vodhen sepse media ju beri lavazh truri publikut……epo te krahasosh 26majin e 1996….me 2017, do te thote qe je nje mashtrus ordiner
Po koqe ngele mor qeni i komunistit Sali Rame Sheqere Berisha
Vijon te jeshe nje “analist” liliput, mashtrues e mbi te gjitha bythlepires!
Bushat,ri mirë e ke,oor as Ramës dhe as Lylit,nuk ju interesojn zgjedhje të drejta.Marrëveshja 18 majit morë mik ishte,tja fusnin bolshevikut Ilir dhe këta të dy të qeverisnin bashkë,por populli ynë i ndritur dhe i lidhur si mishi me kockën me PPSH,ua pordhi,dhe tani Edi s,kishte ç,farë të bënte dhe ka rrasi prasin Lulkës.
Po ti perse nuk mxjerr fakte per ato qe thua…nxirri pra vjedhesit e zgjedhjeve dhe oligarket qe paguan…nese nuk i nxjerr mos shkruaj me.
Lulzim Basha o Andi ,esht nje qenie ordinere qe me kujton disa personazhe te shkolles mesme qe kishin miq e mernin klasen ,se as nji dhe nji sdinin te thoshin bejn dy ,e ky ,duke pasur mikun e madh ,kriminelin e madh ,mashtrusin e madh e tradhtarin me te madh te gjith kohrave ,mori drejtimin e nje Partie per ti sherbyer mikut te madh ! Esht ky prodhim i laboratorit Berisha i pa aft , i pabes, trongull i hidhet qe as i zoti te mbroj mendorin qe e krijoi, e i zoti vetem te shkateroj ate cerdhe hienash e krokodilash e per kte ,do ket meriten historike ! Esht vet pamja e ksaj Partie post berishiane te cilin deri dje e ndiqnin si hijen e krijusit te madh qe nuk kurseu te vras per ta cuar aty ku esht ! Ky klloun qe vazhdon te jet ne krye te ksaj Partie, cfar duhet te bej me shum qe te hiqet nga drejtimi i saj !!!!! Kjo Parti ska unitetin dhe forcen ta shpor nga koka, sepse jan qen te rahur ,jan te kompromentuar deri ne gryk e skan forcen te bashkohen te nxjerrin nje udheheqes dinjitoz e serioz ! 18 Maji esht mister i pazgjidhur sa koh qe nuk dihet e verteta e jo e “verteta” qe na serviret ! Bukuroshi Lul, ka mar persiper te mbart ter turpin sepse nuk e njeh turpin e u gjet saktesisht shperbersi i ksaj Partie qe ne themelin e saj ka krim e degjenerim ! Cfar tjeter premtimi i esht dhen ,ne nuk e dim, e kto qe po na thu o Andi i di dhe gomari fshatit e jo ma ne, qe i shofim e i prekim perdit ngarjet
Ajo qe sot ky popull pret me padurim esht, qe Edi Rama te mbaj premtimet ndaj Tij (popullit) ,e mbi gjithcka te ver ne jet ate vetting ashtu sic ne e kemi kuptuar ,pa deformime e rreshqitje e per Lulin me shok sjemi tu e ca trapin fare ……..
SAKTE, SHUME SAKTE VELLA
Akoma perdor germat shqip ky fantazem mesjetare e gazetarise ….
Pakti vazhdon, nuk ka asnje shans qe pakti rama-basha te shkelet ne kete faze edhe sikur te duan te dy bashke. Shkelet apo nuk shkelet pakti do filloje te shikohet vitin tjeter dhe tamam tamam do shikohet kur te vije viti i zgjedhjeve te rradhes kur Rama do te duhet ti hapi krahun Bashes. Nqs Basha nuk do kishte garanci te forta qe do jete KM i rradhes ai do jepte doreheqjen direkt pas zgjedhjeve nga partia dhe nuk do rikandidonte pasi e gjithe kjo eshte kembore e rende per qafen e tij qe ta mbaje i vetem. Pazari berisha-basha-rama eshte bere, nqs rama e shkel paktin berisha Kryeministrise ka per ti nxjerre ujin e zi, that’s it
Na merrni per budallenj ne shqiptareve, qe na shplakan trurin spikerat e lajmeve. Te pifsha dolline o Bushat.
Kush e humbi zgjuaresine ,qe ta gjeje ti o Bushat ?Si nuk more pak nga parardhesit e tu te mire !?
Ata te dy nuk bene ndonje pakt. Thjesht percaktuan skemat per fazen e rradhes te projektit Katovica + Sorros