Luan Rama i shkruan Fatmir Xhafajt: Çfarë u bë me listën e 124 kriminelëve të Ramës dhe Demirajt?

19 Shtator 2017, 11:38Politika TEMA

Luan Rama ka reaguar pas intervistës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai i ka kërkuar atij, çfarë është bërë me listën e 124 kriminelëve të deklaruar pak kohë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Dritan Demiraj.

Një kujtesë për Ministrin e Brendshëm!…

Çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?!…

I nderuar zoti Ministër!

Mbi një muaj e ca më parë, Kryeministri e pas tij edhe ministri teknik i PD-së që ju zevëndësoi për disa muaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm, u shprehën publikisht se kishin një listë me 124 emra trafikantësh e kultivuesish të drogës!

Pa dashur të merrem me “tejkalimin e të drejtës” prej tyre në prononcimin për këtë listë, me vullnetin për të qenë përkrah jush, përkrah Policisë së Shtetit e të gjitha agjensive ligjzbatuese në sfidën e përbashkët të luftës kundër krimit të organizuar dhe kultivimit e trafikimit të drogës, më lejoni t’ju drejtohem publikisht se a ekziston vërtetë kjo listë? E nëse ekziston, çfarë është bërë e çfarë po bëhet ligjërisht me të?

Nuk kam asnjë arsye të dyshoj në vërtetësinë e asaj që kanë deklaruar Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, pra në ekzistencën e listës, por meqenëse më pas nuk u fol më për të, nuk u fol as për hapat procedurialë ligjorë që duheshin ndërmarrë, po ju drejtohem juve, me shpresën që ajo listë të mos jetë bërë e pavlerë!

Prandaj, informojeni publikun zoti Ministër, çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?”, shkruan Luan Rama.

8 komente në “Luan Rama i shkruan Fatmir Xhafajt: Çfarë u bë me listën e 124 kriminelëve të Ramës dhe Demirajt?”

  1. Fatosi-kosove says:

    Luan lute monike qe si aleate e lulit dhe si koalicion i ardheshem ti kerkoi lulit se qu be me ate liste dhe tia thot ne “bese” se kush jane ata,pasi shqipatret e dijne se ajo liste eshte shume here me e madhe aq kishte vetem ne lazarat kurse dy here aq ishin per tre muaj ne qader,e nese luli nuk arrin ti beje 124 pa juve ateher beso se ne ate liste mund te jeshe edhe ti,pasi shume here ke qajt kur policia hyri ne lazarat dhe qebesa edeh sa here u kap droge shfaqeshe apra tv si i humbur!

  2. Kledi Kodra says:

    He mo shoku luan u merzite per listen ti?? Mos u bej merak se me reformen e re shume nga ju do perfundoni pas hekurave.

  3. Edlira Hysa says:

    Cdo njeri i impilkuar ne krim do te pergjigjet per ate qe ka bere.Zoti Xhafa ka filluar nga puna qe tani dhe shum shpejt do dalin rezultate.

  4. Suela Fera says:

    Do i vij edhe radha listes per t’u shqyrtuar, te mos ju mbetet peng. Do te kemi totalisht nje minister te punes.

  5. Ani Zemanaj says:

    Te lumte Fatmir , me te veetet qe po na ben pershtypje per mire ne luften qe i ke shpallur Krimit te Organizuar

  6. Ganimete Syziu says:

    Si mundeni te flisni e te kerkoni llogari per gjera qe se moret asnjehere guximit ti benit dhe pse i kishit ne dore me qindra here ….si mund te jeni kaq te pa pergjegjshem si parti qe asnjeher s’shikuat nga shqiptaret por vetem llogarit tuaja vetjake prandaj lerini te tjeret te bejne detyrat e veta me bindjen qe do i bej me mire se ju.

  7. Ana Sejdiu says:

    Kjo esht gafa me e madhe qe mund te bej nje politikan …….qe ka qen i perfshire ne gjitha llojet e aferave qe kishte pushtetin per te mbrojtur veten e sulmuar te tjeret ……qenke zgjuar po je shume i vonuar ……megjithese i tille ke qene gjithmone

  8. shoku " Shpati " says:

    Nje kujtese per ministrin e brendeshem ! Sa patetik dhe diabolik . Po ti ke rrugen ligjore te interpelances o Luanush . Mblidh informacion te sakte dhe thirr ministrin ne interpelance . Ti je gazetar apo deputet ? Je pesh shume e lehte o i gjor …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje