Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha në studion e Tonight Ilva Tare se premtimi i Ramës për marrjen fund të kultivimit është një premtim i mbajtur.
Ai tha se janë identifikuar 32 300 rrënjë kanabis, shifra me e ulët në këto vite.
Ministri Xhafaj tha se ka pasur implikim të policisë në kultivimin e kanabisit, deri në nivel drejtuesish.
Deklaratat:
Tare: Për t’iu rikthyer prapë luftës kundër kanabisit. Ministri Demiraj ka thënë se lufta ndaj kanabisit ka qenë rezultative….
Xhafaj: Ka thënë disa të vërteta që shkojnë për kundër deklarimeve zyrtare të PD, por besoj se kanë qenë të sinqerta të një njeriu që e njohu realitetin nga afër.
Tare: Kryeministri ka thënë se ky do të jetë viti që do të marrë fund kanabisi?
Xhafaj: Është një realitet. Është duke marrë fund.
Tare: Sa realist është premtimi i kryeministrit për kanabisin
Xhafaj: Mendoj që ka qenë një premtim goxha i rëndësishëm dhe sot mund të themi që ky është një premtim i mbajtur.
Ka ndodhur dy herë kjo histori, në 2015 kur filluam të flisnim për reformën në drejtësi, një pjesë ishin skeptikë, ka ende dhe sot.
Në mars të këtij viti kur deklarova vullnetin e qeverisë se me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm do ti jepej fund historisë së kanabisit pati shumë skeptikë, por më përfolën edhe në media. Sot është një realitet konkret. Mbjelljet janë nën mesataren e e kultivimit të kanabisit nga 1995-deri sot
Janë 32 300 bimë kanabis të identifikuara. Është shifra me e ulët në këto vite. Janë 228 raste të evidentuara që po ndiqen. Në pjesën me të madhe janë arrestuar kultivuesit. Ndërsa trafiku është histori tjetër. Te kultivimi rastet janë pozitive.
Në 2016 pati një fenomen masiv të kultivimit të kanabisit dhe është rezultat i disa arsyeve. Së pari u quajt e kapërcyer me goditjen në Lazarat dhe Dukagjin, strukturat u gjetën të papërgatitura. U rrit oferta në tregun europian të kanabisit dhe ajo që do ta konsideroja të dëmshëm është se një pjesë e policisë u implikua. Kjo bëri që edhe policia mos kishte forcën e duhur për të reaguar. Ishte nje realitet që u pa me shumë përgjegjshmëri nga qeveria.
Kjo ishte arsye që qeveria përgatiti një plan të posaçëm kundër kanabisit. Duke mos e konsideruar si një çështje që i përket vetëm policisë së shtetit. Përcaktoi një sërë masash që do ta shihnin nga një këndvështrim tjetër dhe një nga gjerat e domosdoshme ishte për të bërë një ndarje mes fermerëve dhe grupeve kriminale.
Kjo ishte arsye që qeveria përgatiti një plan të posacëm kundër kanabisit. Duke mos e konsideruar si një çështje që i përket vetëm policisë së shtetit. Përcaktoi një sërë masash që do ta shihnin nga një këndvështrim tjetër dhe një nga gjerat e domosdoshme ishte për të bërë një ndarje mes fermerëve dhe grupeve kriminale
Tare: Në çfarë niveli arriti implikimi? Ishte në nivele të ulëta, policë të thjeshtë apo nivele të larta? Shkonte deri tek drejtorët?
Xhafaj: Edhe te drejtues të niveleve të ndryshme të policisë së shtetit
Tare: Çfarë ndodhi me ta?
Xhafaj: Unë di që ka çështje prokuroria. I takon Prokurorisë të flasë.
Tare: Nuk kemi dëgjuar të ketë ndonjë procedim?
Xhafaj: Ky është një problem që edhe mua më shqetëson. Kjo është realisht një problem, shpresoja që prokuroria të kishtë lëvizur më mirë në këtë aspekt.
Xhafaj: Ka raste kur kultivuesi dhe trafikuesi jane të lidhur
Tare: 228 raste që po ndiqen janë fermerë apo edhe persona që janë marrë me trafikim?
Xhafaj: Ka një shkëputje mes atyre që kultivojnë dhe atyre që trafikojnë, por ka raste që ka edhe lidhje mes atyre që kultivojnë dhe atyre që trafikojnë.
Xhafaj: Jemi përgatitur për tu përballur me kriminelët
Tare: Jeni i vetëdishëm për problemet që mund të shkaktojë përballja me këto grupe kriminale, përplasje të forta?
Xhafaj: Përplasje të forta në çkuptim?
Tare: Me policinë e shtetit, me shtetin, flasim për grupe kriminale të mirëorganizuara, të pasura…
Xhafaj: Unë kam lindur dhe rritur në një qytet që nuk e ka problem përballjen, por pa dyshim që po. Kjo është një nga arsyet që vettingu synon të pastrojë policinë dhe pjesa e shëndetshme të forcohet për ti bërë ballë një përballje të tillë me struktura kriminale. Ne jemi të vetëdijshëm që do të jetë një betejë e forë dhe jemi përgatitur për këtë gjë. Por të jeni të bindur që do të ketë rezultate konkrete.
Radarët, Xhafaj: Garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje
Si është situata me radarët?
Xhafaj: Është një gjë që nuk e njoh në detaj. Në ditët në vijim do të merrem me këtë. Do të ketë një investigim të plotë, dhe me faktet e bëra publike, për të kuptuar se kush është problemi dhe si dot a zgjidhim atë. Dhe më pas personat përgjegjës të ndëshkohen. Qeveria ka marrë masa për ta fuqizuar pjesën e këtij shërbimi. Këtu ka prani të shtuar të partnerëve në kontrollin e hapësirës detare.
Rikthimi viziave?
Xhafaj: Nuk ka një qëndrim zyrtar qoftë të palës franceze që e njof shumë mirë sepse kam qenë prezent në vizitën e ministrit të Brendshëm, qoftë të palës holandeze që unë jam në dijeni që kjo çështje të lidhet me regjimin e vizave.
Tare: Pra nuk ka panik?
Xhafaj: Në dijeninë time jo
Tare: Po flisnim për rrezikun e kthimit të vizave për shkak të kriminalitetit jashtë kufijve.
Xhafaj: Thelbi i letrës është një vlerësim pozitiv për atë që jemi duke bërë. Së dyti për vizionin që kemi përmes çfarë kemi parashikuar dhe së treti për çfarë ata angazhohen të bëjnë. Mbështetje në logjistikë, asistencë dhe ekspertizë. Unë kërkova që të jenë dy ekspertë britanikë për të na asistuar njëri kundër krimit dhe tjetrit për akademinë dhe policinë shkencore. Do të ketë një përfaqësues të lartë nga FBI, i kam kërkuar palës gjermane.
Tare: Me fillimin e SPAK-ut nuk do të jetë e nevojshme.
Xhafaj: Nuk zbehet roli i policisë edhe pas krijimit të SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit.
Tare: Në dijeninë time nuk ka asnjë nga këto vende që ta ketë hedhur në tavolinë idenë e kthimit të vizave, por kanë kërkuar hapa të veçantë në luftën kundër kriminalitetit.
Tare: Për tunelet e ushtrisë me kanabis?
Sistem monitorimi online per lipat qe lidhen me kanabisin
Xhafaj: Nuk e përjashtoj që ka raste që mund të jenë depozituar por besoj që forcat e policisë kanë qenë posaçërisht të kujdesshme edhe në objektet e kësaj natyre. Nuk e përjashtoj që mund të ketë por nuk bëhet fjalë për fenomen masiv. Këtë e them me përgjegjësi. Ne kemi ndërtuar një sistem monitorimi online të të gjithë pikave që lidhen me kanabisin, i cili monitorohet në mënyrë permanente.